Aktualitet17 Nëntor 2018, 13:20

Sandër Lleshaj zbarkon në qytetin e ‘të fortëve’ një ditë pas dekretimit, takim me dyer të mbyllura me krerë

Shkruar nga Pamfleti
Sandër Lleshaj zbarkon në qytetin e ‘të fortëve’

Sandër Lleshaj zbarkon në qytetin e 'të fortëve' një ditë pas dekretimit, takim me dyer të mbyllura me krerët e policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka vijuar takimet me strukturat e policisë në qytetet ‘e nxehta’ të krimit, një ditë pas dekretimit nga Presidenti Ilir Meta. Ministri Lleshaj ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit dhe strukturat e Policisë së Lezhës. Edhe në këtë qytet, Lleshaj ka dhënë porositë e tij sa i përket krimit dhe marrëdhënieve të policisë me qytetarët.

Ky është takimi i katërt i Lleshajt, që pas marrjes së detyrës si zv.ministër i Brendshëm dhe tashmë si ministër me strukturat e policisë. Më herët, ai ka zhvilluar takime në Shkodër, Durrës e Elbasan, disa prej qyteteve të përmendura shpesh për nivelin e lartë të kriminalitetit dhe ku dyshohet se zhvillojnë aktivitetin disa grupe.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ishte hera e dytë që Rama kërkonte dekretimin e ish-gjeneralit dhe vendimi i Metës erdhi pak orë para mabrimit të afateve.

Aktualitet policia e Lezhës sander lleshaj