Sandër Lleshi në krye të ministrisë së Brendshme, ambasada Amerikane godet në thelb me reagimin e saj

Sandër Lleshi në krye të ministrisë së Brendshme, ambasada Amerikane godet në thelb me reagimin e saj

Pas emërimit të Sandër Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme vjen edhe reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë. Në mesazhin e partnerëve amerikanë qartësohet kërkesa për ministrinë e Brendshme, jo më goditje, por  mposhtje të krimit të organizuar e korrupsionit.

Reagimi i plotë i ambasadës amerikane:

Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen.

 Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti