Sanksionet, Kina thërret në takim ambasadorin e SHBA-së

Sanksionet, Kina thërret në takim ambasadorin e SHBA-së

Kina ka thirrur në takim ambasadorin e SHBA-së në Pekin, për t’i paraqitur protestë formale pasi Uashingtoni goditi me sanksione organizatën ushtarake kineze, lidhur me blerjen e raketave dhe avionëve luftarakë rusë.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme kineze i ka quajtur sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Departamentit për Zhvillimin e Pajisjeve si “shkelje serioze e parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar”.

Në deklaratë, që vjen disa ditë pasi Pekini i bëri thirrje Uashingtonit që të tërheq sanksionet ose “do të përballet me pasoja”, thuhet se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë të drejtë” të ndërhyjnë në bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kinës dhe Rusisë.

Aty po ashtu thuhet se zëvendësministri i Jashtëm kinez, Zheng Zeguang ka thirrur ambasadorin amerikan Terry Branstad, për të protestuar masat e ndërmarra ndaj palës kineze, pas blerjes së avionëve rusë të tipit Sukhoi Su-35 dhe sistemeve të mbrojtjes raketore S-400.

Sanksionet u vendosën në bazë të një ligji amerikan të njohur si CAATSA. Ky ligj është krijuar për të dënuar Rusinë, për atë që Uashingtoni i cilëson si “aktivitete malinje” të Moskës.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi për vendosjen e sanksioneve më 20 shtator. Në listë të të sanksionuarve janë edhe dhjetëra rusë dhe kompani që kanë lidhje me ushtrinë dhe agjencinë e inteligjencës./REL

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti