Kosova 6 Dhjetor 2022, 20:58

Sanksionet ndaj Moskës, kryeministri i Kroacisë: Serbia nuk mund të ulet në dy karrige

Shkruar nga Pamfleti
Sanksionet ndaj Moskës, kryeministri i Kroacisë: Serbia nuk mund

Gjatë zhvillimi të samitit BE-Ballkan Perendimor, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç ka deklaruar se Serbia duhet të ulet me një “karrige”, ose me Rusinë ose me Bashkimin Evropian.

Nëse do që ti bashkohet Bashkimit Evropian, duhet të harmonizojë politikat e veta. Fakti që Serbia do që të jetë me të dyja, nuk e ndihmon atë në krijimin e një roli pozitiv në Rajon.

Gjithashtu ai u shpreh, se Serbia duhet që të vendos sanksione ndaj Rusisë.

‘Tani s’është koha të ulet në dy karrige. Nëse Serbia në të vërtetë ka ambicie dhe është e përkushtuar t’i bashkohet BE-së, është koha që të rreshtojë pozicionin e vet krah politikës së jashtme po ashtu. Deklarata e Plenkoviç u bë në hyrje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë’, u shpreh Plenkoviç.

Prishtine Aleksander Vuçiç karrige Kroaci kryeminister Rusi Serbi