Sport26 Gusht 2018, 12:03

Sarri i ka të gjithë pas vetes te Chelsea, ndërsa Conte ishte kundër të gjithëve

Shkruar nga Pamfleti
Sarri i ka të gjithë pas vetes te Chelsea, ndërsa Conte ishte

Mbrojtësi brazilian i Chelsea, David Luiz, në një intervistë të bërë publike sot në “Sky Sports”, u shpreh: “Kam mësuar shumë gjëra nga sezoni i fundit, por mbi të gjitha mësova të jem i durueshëm edhe pse Conte nuk më donte.

Ndonjëherë ke nevojë që të kujdesesh për trupin tënd, ndonjëherë duhet t’i shohësh gjërat me qetësi për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Ndaj për mua ky sezon i fundit ishte i rëndësishëm për të kuptuar shumë gjëra”, thotë david Luiz. “Edhe pse kam patur dhimbje, sa herë që Conte më aktivizonte luaja, nuk thoja jo.

Kjo më bëri që sot të jem ende te Chelsea dhe falënderoj trajnerin Sarri që më dha besimin e munguar. Nëse sot jam sërish këtu te Chelsea është se ai beson tek unë dhe unë do t’ia shpërblej në fushë këtë besim”.

Sport Chelsea