Sport11 Korrik 2018, 14:06

Sarri-Jorginho, presidenti Di Laurentis konfirmon gjithçka

Shkruar nga Pamfleti

Te Napoli ka shumë lëvizje në këtë merkato. Ndërrimi i trajnerit tek napolitanët nuk ka kaluar dhe pa lëvizjen e lojtarëve. Prej shumë kohësh flitej për një largim të Sarrit dhe në fund të sezonit të shkuar, gjithçka u konkretizua. Po ku do të shkojë tekniku italian?

Përgjigje ka dhënë presidenti i Napolit, Aurelio Di Laurentis. Ky i fundit dha një intervistë eksluzive për “TuttoMediaSet”, ku konfirmoi dhe hodhi dritë mbi dy dilemat më të mëdha, largimi i Sarrit dhe e ardhmja e Jorginho.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Di Laurentis pranoi se Sarri do të jetë tekniku i Chelsea për sezonin e ardhshëm. E për më tepër, presidenti napolitan pranoi edhe ofertën e bluve të Londrës për mesfushorin. Di Laurentis u shpreh se ka pranuar një ofertë gati 60 milionë euro për Jorginho, i cili do t’i bashkohet trajnerit të tij tek Chelsea.

Sport Chelsea Di Laurentis Jorginho Napoli Sarri