Politike 8 Korrik 2019, 18:45

Seanca për shkarkimin e Presidentit/Maliqi i kujton Ramës drekat me ngjala: Sot një farsë, po i bën gjyqin njeriut që të

Shkruar nga Pamfleti
Seanca për shkarkimin e Presidentit/Maliqi i kujton Ramës drekat me

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancën e posaçme për të votuar ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare, ku ka sulmuar Presidentin Meta duke shprehur se ai duhet të hetohetdhe gjykohet deri në fund. Rama u shpreh qartë se nuk do tërhiqet nga nisma për shkakrimin e Ilir Metës, duke e akuzuar se ai ka shkelur Kushtetuntën dhe se është armiku i saj.

Pas flajës së Ramës, fjalën e mori Lefter Maliqi, I cili e ka cilësuar “gjyq politik”, seancën e sotme në Kuvend, për ngritjen e Komisionit Hetimorë, për shkarkimin  e Presidentit Meta.

Nga foltorja e Kuvendit, Maliqi tha se e gjithë është një farsë, dhe se “sot i bëni gjyqin politik një njeriu që iu solli në pushtet në 2013.”.

Sot një farsë dhe një gjyq politik, ju dëgjuat kryeministrin, që sot është i pakicës, pas zgjedhje të 30 qershorit. Sot ai foli me ëndrrën e tij prej një diktatori dhe i bën gjyqin politik presidentit dhe nuk ka më turp e skandal se sa ju që sot i bëni gjyqin politik një njeriu që iu solli në pushtet në 2013, e qe ju i luteshit naten me ngjala. Duhet të kuptojmë që nuk ka gjë më të keqe se mosmirënjohja, Meta ka qenë kryeministri këtyre, në 2007 i dha bashkinë, ky i rrinte mbrapa kur ishte kryeministër. Shqiptarët tashëm janë 6 vite mbrapa sepse ka një varfëri, lidhje me krimin. Komisionin do ta drejtojë Ulsiu që na nderoi me Dibrën. U bëj thirrje deputetëve të opozitës së re, të shohim si do votojnë sot se herën e kaluar thanë se nuk do votojmë. Koha është sot për rrëzimin e kësaj qeverie, është turp kush po na drejton e kush po e udhëheq këtë popull”, tha Maliqi.

Politike po i bën gjyqin njeriut që të solli në pushtet Seanca për shkarkimin e Presidentit/Maliqi i kujton Ramës drekat me ngjala: Sot një farsë