Aktualitet22 Maj 2019, 18:22

Sekuestrohet pasuria përrallore e durrsakut, 1 milion euro prona të paluajtshme, apartamente dhe vila

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrohet pasuria përrallore e durrsakut, 1 milion euro prona të

Sekuestrohet pasuria përrallore e durrsakut, 1 milion euro prona të paluajtshme, apartamente dhe vila

Janë sekuestruar  disa llogari bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm. Kjo pasuri përrallore është  e shtetasit Xh.S., 57 vjeç, nga Durrësi.

Kjo është bërë i mundur falë bashkëpunimit të Seksionit Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit

Pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale është arritur të dokumentohet se 57 vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali.

Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale  “Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim”.

Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Aktualitet