Showbiz22 Prill 2019, 16:49

“Selfie mania” prek edhe kafshët, gorillat pozojnë selfie për kujdestarin e parkut

Shkruar nga Pamfleti
“Selfie mania” prek edhe kafshët, gorillat pozojnë selfie

“Selfie mania” prek edhe kafshët, gorillat pozojnë selfie për kujdestarin e parkut

Dy gorilla janë fotografuar teksa pozojnë selfie me kujdestarin e tyre në Parkun Kombëtar të Virunga në Republikën e Kongos.

Në një intervistë për BBC zëvendësdrejtori i parkut Mburanumwe tha se ata kishin mësuar të imitonin kujdestarët e tyre, të cilët i kanë pasuar ata pasi që janë gjetur.

Kjo është edhe arsyëja tha Mburanumwe që këto gorilla “po imitojnë njerëzit” dhe qëndrimi në dy këmbë është mënyra e tyre për të “mësuar të jenë qenie njerëzore”. Por “nuk ndodh normalisht”, tha ai.

Kongo Lindore është zhytur në konflikt midis qeverisë dhe grupeve të ndryshme të armatosura. Disa prej këtyre grupeve të armatosura janë të bazuara në park, ku ata shpesh gjuajnë kafshë.

Kuriozitete gorilla Kongo park Selfie