Kosova22 Dhjetor 2022, 13:29

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ka përfunduar protesta në veri të Kosovës, e thirrur nga serbët lokalë të veriut të Mitrovicës.

Protesta ka kaluar pa incidente.

Përveç kryetarit të Listës serbe, Goran Rakiç, fjalën e morën edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiç, kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç, ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiç dhe pjesëmarrës të tjerë.

Ata kërkuan lirimin e të arrestuarve, tërheqjen e forcave policore nga veriu, si dhe anulimin e listës së arrestimeve me të dyshuar serbë.

Para se të fillonte kjo protestë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se i mbështetë serbët e Kosovës në kërkesat e tyre, teksa bëri thirrje që të përfundojë në mënyrë paqësore.

Prishtine Aleksandar Vuçiq Protesta në veri veriu i Kosovës

Kosova