Kosova22 Dhjetor 2022, 08:39

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

I ashtuquajturi “shtabi i krizës në veri të Kosovës” i formuar nga serbët lokalë, ka ftuar qytetarët në protestën e organizuar për të enjten.

Organizatorët e kanë cilësuar atë si “protesta më të madhe ndonjëherë” që do të mbahet sot në Rudare të komunës së Zveçanit.

Ky shtab ka bërë të ditur se organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth heqjes së barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në këtë protestë pjesëmarrjen e kanë të detyrueshme të gjithë të punësuarit në institucionet të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, nga mbarë Kosova, ndërsa janë ftuar edhe qytetarë nga qytetet e afërta të Serbisë, si Rashka, Novi Pazari, etj.

Prishtine Albin Kurti Barrikadat në veri Protesta në veri serbët e veriut të Kosovës

Kosova