Kosova12 Dhjetor 2022, 17:16

Serbia tenton të viktimizohet, Petkoviç publikon foto të Policisë së Kosovës: Kurti shkel marrëveshjen, po dërgon ROSU-në në Veri!

Shkruar nga Pamfleti
Serbia tenton të viktimizohet, Petkoviç publikon foto të

Serbia tenton të viktimizohet, Petkoviç publikon foto të Policisë së Kosovës: Kurti shkel marrëveshjen, po dërgon ROSU-në!

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka akuzuar kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, se po dërgon ROSU-në në Veri, ndërsa serbët në barrikada janë thjesht duke luftuar për mbijetesë.

Përmes një mesazhi në Twitter, Petkoviç ka tentuar të viktimizohet, duke shpërndarë disa fotografi të policëve të Kosovës në veri të vendit.

“Evropë, a je duke parë tytat e gjatë në veri?! Evropë, a i sheh forcat speciale mbi spital? Ndërsa serbët në barrikada luftojnë thjeshtë për mbijetesë, Kurti po dërgon ROSU-në në veri me gisht në këmbëz!”, ka shkruar Petkoviç në një postim në Twitter. Sipas cilës pikë të ndonjë marrëveshjeje po qëndrojnë forcat speciale të Kurtit në veri të Kosovës? Nuk kanë çfarë të kërkojnë atje dhe prania e tyre është shkelje e qartë e marrëveshjes”, ka shkruar Petkoviç.

Prishtine #Petkoviç Policia e Kosovës

Kosova