Aktualitet15 Nëntor 2018, 12:55

Serbia trondit politikën shqiptare: Gruevski iku nga Tirana për në Budapest! Kush e ndihmoi të strehohej te miku i ngushtë

Shkruar nga Pamfleti
Serbia trondit politikën shqiptare: Gruevski iku nga Tirana për

Serbia trondit politikën shqiptare: Gruevski iku nga Tirana për në Budapest! Kush e ndihmoi të strehohej te miku i ngushtë i Sali Berishës?!

Mediat serbe kanë bërë një deklaratë bombastike lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, drejt Hungarisë, ku mësohet se ka kërkuar azil politik. 

Mediat serbe shkruajnë sot se Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme dhe ka arritur në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku është pranuar më pas në Ambasadën hungareze.

“Nga mëngjesi i parë me anë të kompanisë Malev ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest. Ekuipazhi i avionit nuk e ka ditur se kush është udhëtari me kapelë në kokë dhe syze dielli, të cilat nuk i ka hequr as në avion, shkruan e përditshmja serbe “Politika”. Me avionin e parë të kompanisë Gruevski mbërriti direkt nga Tirana në Budapest”, shkruajnë ndër të tjera mediat fqinje.

Lajmi i arratisjes së ish-kryeministrit Gruevski ka zënë faqet e para të mediave të rajonit por edhe më gjerë. Ndërkohë, opozita hungareze ka kërkuar  me urgjencë dëbimin dhe largimin e ish-kryeministrit të  Maqedonisë.

Lajmi i mediave serbe se Gruevski ka kaluar përmes Tiranës për të mbërritur në Budapest të Hungarisë trondit politikën shqiptare dhe hedh dyshime të forta se është ndihmuar nga dikush. Ajo që dihet është fakti se ish-kryeministri në kërkim ndërkombëtar për korrupsion është strehuar te kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, që është një mik i ngushtë i ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. 

Aktualitet Arratisja Hungari Mediat serbe Nikola Gruevski Tiranë