Kosova16 Dhjetor 2022, 12:26

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Serbia i ka dorëzuar KFOR-it të premten kërkesën për dërgimin e deri në 1000 trupave serbe në territorin e Kosovës, kërkesë kjo e bazuar në Rezolutën 1244.

Dorëzimi është bërë në vendimkalimin kufitar të Merdarës.

Dorëzimi i kësaj kërkese është bërë pasi Qeveria e Serbisë ka marrë vendim mbrëmë që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, t’ia dërgojë atë KFOR-it.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të enjten mbrëma se vendimi është marrë unanimisht, duke theksuar se do të sjellë ulje të tensioneve.

“Vendimi është marrë unanimisht dhe është respekt i së drejtës publike dhe është i rëndësishëm për mbrojtjen e popullatës dhe për kontrollin e pikave kufitare. Jemi pothuajse të sigurt që nuk do të pranohet, por presim ta marrim letrën”, ka thënë Vuçiç.

Ai shtoi se kjo është hera e parë që një qeveri e miraton një kërkesë të tillë.

Vuçiç tha gjithashtu se pret presionin më të madh për shkak të Kosovës dhe se u tha përfaqësuesve ndërkombëtarë se anëtarësimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm për Serbinë.

Prishtine Aleksandar Vuçiq KFOR Serbia

Kosova

·

16 Dhjetor 2022, 00:3200:32Kosova