Aktualitet19 Gusht 2019, 20:12

Sërish protesta në Shkodër, demokratët kërkojnë lirimin e drejtuesit të FRPD

Shkruar nga Pamfleti
Sërish protesta në Shkodër, demokratët kërkojnë

Pas arrestimit të Arvit Bushatit, kreut të FRPD partia demokratike do të zhvillojë protestë para Komisariatit të Policisë në Shkodër në orën 19:30. Përfaqësuesit e PD do të protestojë për lirimin e Bushatit. Në një postim në rrjetin social, shprehen se nëse nuk reagojnë do të përfundojmë të gjithë si Arviti.

Kujtojmë që ardhja e kryetarit të ri në Bashkinë Shkodër u shoqërua me trazira, ku Arvit Bushati kreu i FRPD Shkoder u arrestua nga Policia pranë selisë së PD në Shkodër në prani të drejtueseve lokalë ish-deputetëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Situata ka qenë e tensionuar, por policët kanë mundur të fusin në furgon Arvit Bushatin dhe ish deputeti i Shkodrës Bardh Spahia është përfshirë në një debat të ashpër verbal me një agjent police.

Më herët gjatë ditës, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dalë me një reagim për mediat, pak pasi u konstituua këshilli i ri bashkiak i qytetit. Ajo tha se do të vijojë të ushtrojë postin e kryetares së Bashkisë deri në momentin kur shkodranët të votojnë të lirë dhe të zgjedhin drejtuesit vendorë në mënyrë demokratike.

“Askush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që është bërë në Shkodër do të zhbëhet. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë dhe do të vijoj të jem kryetare e bashkisë.” – u shpreh Ademi.

Aktualitet