Bota15 Prill 2019, 15:29

Sërish tensione midis Greqisë dhe Turqisë, SHBA shton mbështetjen ushtarake në Greqi

Shkruar nga Pamfleti
Sërish tensione midis Greqisë dhe Turqisë, SHBA shton

Sërish tensione midis Greqisë dhe Turqisë, SHBA shton mbështetjen ushtarake në Greqi

ShBA-ja bën bisedime me Greqinë për të dislokuar sistemin e saj të mbrojtjes nga raketat, ku ndërkohë Turqia po përparon planet për dislokimin e sistemit kundërajror rus S-400. Kongresi amerikan javën e kaluar miratoi Ligjin e mbështetjes diplomatike dhe ushtarake për Greqinë dhe Qipron.

Sipas të përditshmes “Katimerini”, Washingtoni dhe Athina po shqyrtojnë mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ushtarak, duke shtuar praninë e forcave dhe pajisjeve amerikane në Greqi. Shtimi i forcave ushtarake do të përfshijë dislokimin e sistemimit amerikan të mbrojtjes raketore “Patriot”, si dhe të aeroplanëve me dhe pa pilotë të Forcave Ajrore të SHBA-së në bazën ajrore të Larisës.

Për më tepër është në bisedime edhe shtimi i pjesëmarrjes më të madhe të trupave amerikane në stërvitjet e ushtrisë greke, duke bashkëpunuar edhe zhvillimin e manovrave të përbashkëta.

Nga kjo marrëveshje, pritet që Athina të perfitojë shumë anije ushtarake amerikane në birgjet greke.
Intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak amerikan vjen në kohën e shtimit të tensioneve mes ShBA-së dhe Turqisë, rivalit rajonal të Greqisë, për shkak të vendimit të Ankarasë për të blerë sistemeve kundërajror rus S-400.

Blerja që ka bërë Turqia të sistemit rus kundërajror S-400, nuk ka qenë e vetmja që ka sjellë tensione midis shteteve, por zbulimin e një rezerve të madhe gazi buzë brigjeve të Qipros.
Për këtë marrëveshje, Turqia ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë misionin për nxjerrjen e gazit, pa miratimin e saj.

Në Kongresin e ShBA-së, javën e kaluar u njoftua për miratimin e Ligjit për partneritet, siguri dhe energjetikë në Mesdheun Lindor, që të sjellë mbështetje diplomatike dhe ushtarake amerikane për Qipron dhe Greqinë .

Bota Greqi Tensione TURQI