Serxhio Ramos mesazh emocionues për Ronaldon: Djalë super dhe lojtar i jashtëzakonshëm

Serxhio Ramos mesazh emocionues për Ronaldon: Djalë super dhe lojtar i jashtëzakonshëm

Mbrojtësi dhe njëherësh kapiten i Realit të Madridit, Serxhio Ramos, ka lëshuar një mesazh në rrjetet sociale duke uruar Kristiano Ronaldon për kalimin te Juventusi.

Në këtë mesazh Ramos e cilëson Ronaldon lojtar të jashtëzakonshëm dhe që ka bërë gjëra të pabesueshme në karrierën e tij. Nga ana tjetër, ai e cilëson Ronaldon djalë super, për një shoqëri që falë tij fitoi shumë në fushën e lojës.

“Ronaldo, golat e tu, lëvizjet, fitoret dhe cdo gjë tjetër që kemi bërë së bashku flasin vetë. Ti ke zënë një vend të vecantë në historinë e kliubit të Realit të Madridit. Si madrilenë, ne do të të kujtojmë ty gjithmonë. Ishte kënaqësi e madhe të luaja përkrah jush për një kohë të gjatë.

Ti mbetesh një djalë super dhe një lojtar gjigand”, shkruan Ramos në mesazhin e tij që e përcjellin mediat më të mëdha botërore. /Pamfleti Sport

 

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti