Sport 3 Prill 2018, 14:46

Sevilla-Bayern Munich/ Spanjollët kanë treguar potencial të madh këtë sezon

Shkruar nga Pamfleti

Sevilla-Bayern Munich/ Spanjollët kanë treguar potencial të madh këtë sezon

Sevilla është mësuar ta shohë si diçka të natyrshme për t’u sfiduar me historinë, të kapërcejë çdo pengesë, çdo sfidë, edhe më e lartën. Kulmi është ende i panjohur për një klub, që tashmë lundron mes “peshkaqenëve”. Viktima e fundit e urisë së pangopur të Sevilla europiane ishte Manchester United dhe José Mourinho. Sfida e re për spanjollët (çerekfinalja e Ligës së Kampionëve) nuk është as më shumë e as më pak se për të mundur një nga katër ekipet më të mira të kontinentit, Bayern Munich, i cili nuk ka rivalë në Bundesligë, por mund të marrë goditje në Champions, ku ekipet spanjolle nuk ndalen kollaj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Tani është Sevilla, skuadra rishtare, që do të përpiqet të konfirmojë potencialin e saj. Gjigandët gjermanë dihet, e fillojnë si favoritë të qartë. Një shenjë, që lojtarët spanjollë të Bayernit përpiqen ta vënë në dukje. Kjo për shkak se ata e dinë se detyrimi i klubit bavarez është që të kualifikohet, por ama e dinë mirë edhe veprimin europian të Sevilla. Përvoja e Bayernit dhe trajnerit të tij në këtë kompeticion është e madhe. Konstelacioni i yjeve bavarezë është gati për betejën në “Sanchez-Pizjuán”.

Ata arrijnë me qëllim për të shënuar gol në këtë transfertë, duke marrë për bazë edhe leksionin e Manchester Unitedin (0-0). Kjo është arsyeja pse Bayern Munich do të jetë ofensiv, pa hezitim të shkojë në sulm. Nga ana tjetër, Sevilla do të luajë me më shumë gjallëri se kundër Barcelonës, duke tentuar qarkullimin e shpejtë të topit dhe pasur posedimin.

Sevilla gjithmonë do të sjellë kujtime të mira në mendje kur bëhet fjala për t’u përballur me një klub gjerman. Së pari, sepse në dhjetë duele që ka luajtur në “Nervión”, nuk ka humbur asnjë.

Sport Sevilla-Bayern Munich/ Spanjollët kanë treguar potencial të madh këtë sezon