Sfida e fundit në Superioren e Kosovës. Mirel Josa synon titullin dhe rekordin personal

Sfida e fundit në Superioren e Kosovës. Mirel Josa synon titullin dhe rekordin personal

Emocione të mëdha do të ketë ditën e sotme në Pejë, ku në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ do të luhet sfida për titullin kampion të Superligës. Drita – Prishtina ora 16:00

 

Bëhet fjalë për javën e fundit të kampionatit dhe dy skuadrat do të diskutojnë me njëra-tjetrën çështjen e titullit kampion, pasi vijnë në këtë sfidë përkatësisht Drita në vendin e parë dhe Prishtina në vendin e dytë.

Distanca mes tyre është 3 pikë, ndërsa Prishtinës i duhet medoemos fitorja me të paktën dy gola diferencë, për t’i rrëmbyer titullin skuadrës gjilanase.

Të dy skuadrat qëndrojnë të grumbulluara në qytetin e Pejës , ndërsa pritet që edhe tifozëritë përkatëse të ofrojnë një spektakël më vete,  shumë prej tyre nuk do të mund të jenë në shkallët e stadiumit, që është i përmasave minimale për një takim të tillë.

 

Duhet theksuar që Prishtina drejtohet nga trajneri shqiptar Mirel Josa. Në rast fitoreje Mirel Josa vendos një rekord pasi ka fituar titullin edhe në Shqipëri

 

more recommended stories