Amerikanët tjetër mesazh përvëlues Metës, Ramës, Berishës, Bashës dhe Kryemadhit, perandoria e tyre e korrupsionit do të shembet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u kanë dhënë dje një tjetër mesazh përvëlues kokave të krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare.
Mesazhi u adresohej Ilir Metës, Edi Ramës, Sali Berishës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe bandave të tyre të hajdutëve. Mesazhi i parë erdhi nga përfaqësuesja e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e cila tha se SPAK-u do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni.
Po kush e bën korrupsionin në Shqipëri? Disa ministra, ish-ministra, drejtorë, ish-drejtorë, kryebashkiakë, deputetë etj., nën komandën e pesë kokave të politikës. Përfaqësuesja amerikane tha se Shqipëria do të çlirohet nga këta të korruptuar.
Leyla Moses-Ones tha: “Do të shohë një Shqipëri me SPAK-un dhe BKH për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni. SHBA ka qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime, ne qëndruam krah Shqipërisë dhe po qëndrojmë krah Shqipërisë.
Ne po qëndrojmë krah Shqipërisë teksa po ngrihet SPAK-u. Jeni të sigurt, ne do të vijojmë që të qëndrojmë krah Shqipërisë. Vetingu ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave. Tani 15% janë rivlerësuar, disa kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët e lartë dhe Kushtetues. Disa thonë se është problem, por kjo tregon se përse reforma ishte e nevojshme”.
Mesazhi i dytë ka ardhur nga shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera. Calavera i dha një mesazh Ilir Metës që të presë edhe pak për të parë pasojat e reformës në drejtësi. “Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ndërmarrin procesin pa asnjë vonesë. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet. Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë…/Pamfleti/