Aktualitet16 Korrik 2019, 22:34

SHBA-BE trembin Ramën, shtyn “koorporatën e investimeve” që e bënte kryeministrin pronar

Shkruar nga Pamfleti
SHBA-BE trembin Ramën, shtyn “koorporatën e investimeve”

SHBA-BE trembin Ramën, shtyn “koorporatën e investimeve” që e bënte kryeministrin pronar

Ndonëse nuk la koncesion pa dhënë përmes PPP-ve të famshme, për oligarkët klientë të tij, nga ku mori një stuhi kritikash dhe paralajmërimesh nga FMN, Banka Botërore, SHBA e Komisioni Europian, Rama u paralajmërua dhe për anulimin e dhënies së titujve të pronësisë në bregdet dhe për “Koorporatën e Investimeve”. Përmes “Koorporatës” Rama bëhej pronar në të gjithë vendin, jepte tendera jashtë ligjit për prokurimet publike, jepte prona dhe para publike pa mbajtur asnjë përgjegjësi për dështimin, ndërsa kishte të drejtë të vendoste tërë shtetin në bursë, duke luajtur bixhoz me pasurinë e shqiptarëve

Presioni i fortë ndërkombëtar ka bërë që Edi Rama të tërhiqet nga nismat e ndërmarra nga maxhoranca e drejtuar prej për të futur në dorë zyrtarisht tërë pronat shtetit shqiptar.

Ndonëse nuk la koncesion pa dhënë përmes PPP-ve të famshme, për oligarkët klientë të tij, nga ku mori një stuhi kritikash dhe paralajmërimesh nga FMN, Banka Botërore, SHBA e Komisioni Europian, Rama u paralajmërua dhe për anulimin e dhënies së titujve të pronësisë në bregdet dhe për “Koorporatën e Investimeve”.

Për shkak të presionit të partnerëve tanë ndërkombëtarë, kryeministri u tërhoq nga grumbullimi i të gjitha pronave në bregdet, të cilat me ligj kishte vendosur t’i linte në dorë të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi për t’i dhënë për resorte turistike apo hotele me 5 yje.

Rama u detyrua ta pezullojë këtë vendim të qeverisë, dhe pronarët e ligjshëm të vijonin të merrnin titujt e pronësisë, sipas rendit të përcaktuar më parë.

Ndërkohë që mësohet se kryeministri është tërhequr dhe nga ideja e tij e krijimit pranë qeverisë të një institucioni që do kishte në dorë të gjitha investimet në Shqipëri, paralel me ato shtetëroret që zhvillohen në mënyrën më normale.

Komisioni i Ekonomisë ka shtyrë diskutimin e projektligjit të “Korporatës së Investimeve” për në shtator, ndërkohë që burime brenda këtij komisioni bëjnë me dije se shtyrja do të jetë për një afat të pacaktuar.

Opozita e re ka qënë kritike, duke u shprehur se ky ligj nuk ka trasparencë dhe për këtë arsye do të ngrihet një komision me ekspertë dhe përfaqësues të maxhorancës e opozitës për ta shqyrtuar edhe njëherë, ndonëse në qeveri është miratuar.

Projektligj i miratuar nga qeveria parashikon krijimin e një shoqërie tregtare që zotërohet nga shteti, e që si objekt ka administrimin e pronave publike, përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të investimit, si dhe mobilizimin e kapitalit shtetëror ose privat, me qëllim kryerjen e investimeve. Ky projektligj është pritur me skepticizëm nga ekspertët pasi sipas tyre mund të krijohet borxh jashtë buxhetor, por dhe që mund të orientojë të gjitha invenstimet në mënyrë selektive tek investitorë dhe biznesmenë afër qeverisë e kryeministrit, dhe krijimin e një klientele oligarkësh.

Sipas ekspertëve “Koorporata e Investimeve” përjashtohet nga ligji i Prokurimeve Publike, çka do thotë se vepron jashtë kontrollit të ligjit për dhënien e investimeve, përzgjedhjen e bizneseve që do të realizoinjë investimet, duke lënë vend për abuzime të forta.

Edi Rama në këtë rast, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje një tokë në bregdet, ndërkohë që pasuria i kalon pa asnjë procedurë atij me të cilin Edi Rama do që të bëjë pazar.

Nga ana tjetër sipas projektligjit “Korporata e Investimeve” është e lirë të marrë kredi, e pakontrolluar nga askush dhe në rast të mosshlyerjes së saj, të humbasë pronën publike që do të vendosë si garanci.

Kjo jo vetëm krijon një borxh të mbivendosur publik, jashtë sistemit por që paguhet nga qytetarët shqiptarë, pasi me ligj askush nuk mban përgjegjësi për dështimin e kredisë e për pasojë, vetëm me urdhër të kryeministrit prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar kështu tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privati.

Ligji është një skemë gjigande korrupsioni, sepse parashikon daljen në bursë të pronave publike të “Koorporatës së Investimeve”, çka do të thotë se qeveria do të luajë në bursë pronat publike, meqënëse është pronar i të gjitha aksioneve.

Eshtë një bixhoz i pastër që mund të sjellë dhe tjetërsimin e pronave nëse humbet në bursë dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Ligji shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit lokal, duke i rrëmbyer pronat e bashkive pa asnjë procedutë për t’i vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama.

Ligji, siç e theksuam dhe më sipër zhduk konkurencën e lirë e cënon rëndë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, duke qënë një skemë gjigande e grabitjes së pronave.

Parë në këtë këndvështrim, presioni i SHBA dhe BE ka qënë i fortë mbi Ramën, duke detyruar ta tërheqë projektligjin për diskutim në komisionet parlamentar e ta shtyjë në një afat të pacaktuar diskutimin dhe miratimin e tij në Kuvend./Pamfleti/

Kryesore SHBA-BE trembin Ramën shtyn “koorporatën e investimeve” që e bënte kryeministrin pronar