Aktualitet12 Korrik 2019, 19:54

SHBA detyron deputetët të miratojnë rezolutë për Prokurorinë, “peshqit e mëdhenj” nën hetim deri në tetor

Shkruar nga Pamfleti
SHBA detyron deputetët të miratojnë rezolutë për

SHBA detyron deputetët të miratojnë rezolutë për Prokurorinë, “peshqit e mëdhenj” nën hetim deri në tetor

Mesazhi për Arta Markun ka qënë i qartë në lidhje me dosjet që organet ligjzbatuese të SHBA e BE ia kanë sjellë të kopsitura në tavolinë, mes të cilave ato të Metës, Bashës, Berishës, dhe dosjen e Ramës. S’ka qënë e paqëllimte rrëfimi i ish kreut të SHISH Fatos Klosi se “SHBA i kishin dhënë informacion për një kryeministër të korruptuar”, duke nënkuptuar se pa gjë nuk është as Rama, për të cilin kryespiuni i radhës ka marrë dosje për të. Deklaratat në një ditë të Komisionit Europian dhe të SHBA për shpërdorimin e parave nga Rama përmes koncesioneve me PPP, janë një këmbanë alarmi për kryeministrin shqiptar se është vënë nën “shënjestër”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë deklaruar pastër dhe qartë, se Reforma në Drejtësi, ngritja e SPAK dhe e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë tërësisht vepër e saj e të paprekshme.

Një fakt të tillë ia bënë prezent dhe Ilir Metës, për ta dëgjuar dhe Lulzim Basha që ishte në radhët e para, në festën e Pavarësisë së SHBA-së.

Me këtë qëndrim mund të shpjegohet dhe fakti se janë vënë në rresht deputetët e Parlamentit shqiptar, nëpërmjet të cilëve, partnerët tanë ndërkombëtarë bëjnë presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme që të fillojë hetimin e “peshqve të mëdhenj”.

Madje, teksa deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë miratuar një rezolutë për organin e akuzës, i kanë vënë dhe afat muajin tetor Arta Markut për të dhënë rezultatet e para në hetimin e krimit, korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Kjo rezolutë u pasua pasdite në ambasadën e SHBA kur zv.ambasadorja e shprehu qartë qëndrimin e qeverisë amerikane për ngritjen e institucioneve të drejtësisë dhe funksionimin e tyre në vjeshtë, çka përkon dhe me afatin e vënë nga Kuvendit për Kryeprokuroren.

Askush të mos ketë dyshime për urdhërimin nga ana e SHBA dhe BE për deputetët shqiptarë për të miratuar këtë rezolutë, pasi dhe në korrik 2016 Kuvendi i Shqipërisë votoi për herë të parë në masën 100% një ligj, dhe ky ishte ligji për Reformën në Drejtësi.

Pavarësisht se 99% e deputetëve të Kuvendit ishin kundër, mes të cilëve dhe kupola politike.

Kështu, Parlamenti i ka përcjellë një rezolutë Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, me anë të së cilës shpreh pakënaqësi e njëherësh piketon disa detyra e prioritete që duhet të ketë organi qëndror i akuzës. Të cilat për hir të së vërtetës janë ‘mot a mot’ ato që kërkon SHBA-BE.

Deputetët kërkojnë “forcimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, nëpërmjet zbatimit më të mirë të procedurave të hetimit proaktiv dhe përdorimit në kufijtë e ligjit të teknikave speciale të hetimit.

Sigurimin e zbatimit të drejtë dhe të njëllojtë të procedurave për sa u takon hetimeve pasurore, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve. Brenda muajit tetor 2019, të përcjellë në Kuvendin e Shqipërisë një raport në lidhje me ecurinë e zbatimit të këtij rekomandimi.

Zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim rritjen cilësore, thellimin dhe intensifikimin e hetimeve në funksion të zbulimit dhe goditjes të veprimtarisë kriminale brenda vendit dhe të lidhjeve të tij jashtë vendit.

Rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe autoritetet gjyqësore të huaja në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërgjyqësor, me qëllim shkëmbimin e informacionit lidhur me veprimtaritë e grupeve kriminale që shtrijnë aktivitetin me lidhjet e tyre jashtë vendit dhe nxitjen e krijimit e grupeve hetimore të përbashkëta për hetimin dhe goditjen e veprimtarisë së tyre brenda dhe jashtë vendit” .

Siç dhe evidentohet qartë, një ndër detyrat kryesore të prokurorisë është hetimi i krimit, korrupsionit dhe njerëzve të lidhur me ta dhe në veçanti, sekuestrimi i pasurive që kanë brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar fort me aleatët tanë SHBA dhe BE.

Por mesazhi për Arta Markun ka qënë i qartë dhe në lidhje me dosjet që organet ligjzbatuese të SHBA dhe BE ia kanë sjellë të kopsitura në tavolinë, mes të cilave ato të Metës, Bashës, Berishës, ministrave aktualë, ku nuk përjashtohet mundësia, dhe dosja e Edi Ramës.

Nuk ka qënë e paqëllimte rrëfimi i ish kreut të SHISH Fatos Klosi se “SHBA i kishin dhënë informacion për një kryeministër të korruptuar”, çka nënkupton direkt se pa gjë nuk është as Edi Rama, të cilin kryespiuni i radhës ka marrë dosje dhe për të.

Njëherësh dhe deklaratat e njëpasnjëshme të Komisionit Europian dhe të SHBA që pasojnë ato të FMN e BB për shpërdorimin e parave nga Rama përmes koncesioneve me PPP, janë një këmbanë alarmi për kryeministrin shqiptar se është vënë nën “shënjestër”./Pamfleti

Kryesore “peshqit e mëdhenj” nën hetim deri në tetor SHBA detyron deputetët të miratojnë rezolutë për Prokurorinë