Aktualitet25 Shtator 2018, 14:44

SHBA e BE kërkojnë të mbështesin Shqipërinë me prokurorë, hetues e gjykatës për dosjet e rënda. A është e gatshme po

Shkruar nga Pamfleti
SHBA e BE kërkojnë të mbështesin Shqipërinë me

SHBA e BE kërkojnë të mbështesin Shqipërinë me prokurorë, hetues e gjykatës për dosjet e rënda. A është e gatshme politika për të krijuar hapsirat ligjore?!

Në kushtet e emergjencës kur një pjesë e gjykatave dhe prokuroria nuk funksionojnë, partnerët tanë ndërkombëtarë sygjerojnë që, qeveria dhe opozita të gjejnë me konsensus hapësirat ligjore dhe të kërkojnë ekspertë të huaj. Do ndihmojnë më pas dhe në ngritjen e SPAK e BKH

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë partnerët më të besueshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE por dhe të ndërtimit të institucioneve në vend.

Nëse shtrohet pyetësor ndër të gjithë shqiptarët se kush janë faktorët më të besueshëm në Shqipëri, atëherë është e garantuar se SHBA dhe BE mbajnë vendin e parë.

Edhe për reformën në drejtësi dhe futjen e “peshqve të mëdhenj” në burg, shqiptarët kanë besim vetëm tek SHBA, ndërkohë që institucionet ligjzbatuese dhe qeveria shqiptare janë në vendet e fundit për nga shkalla e besimit.

Eshtë artikuluar shpesh nga përfaqësues të politikës, por në përgjithësi nga qytetarët e thjeshtë të të gjithë kahjeve politike, se një trupë prokurorësh, hetuesish dhe gjyqtarësh të huaj, kryesisht nga SHBA e vendet anëtare të BE do t’i jepnin zgjidhje dosjeve të mëdha dhe gjykimit të tyre.

Me sa duket, referuar dhe kësaj dëshire të shqiptarëve por dhe nga dëshira për të qënë gjithnjë në krah të Shqipërisë, organet ligjzbatuese amerikane dhe ato të BE janë të gatshme që të vënë në dizpozicion një numër të caktuar prokurorësh, hetuesish e gjyqtarësh për çështjet sensitive.

Një gatishmëri e tillë e SHBA dhe BE për të vënë në dizpozicion të organeve ligjzbatuese shqiptare ekspertë të saj të drejtësisë, në numër të kufizuar kuptohet, vjen dhe për shkak të gjendjes së emergjecës në të cilën ndodhet drejtësia shqiptare për shkak të Vettingut.

Pasi një numër shumë i madh gjyqtarësh e prokurorësh kanë mbetur në “rrjetën” e Vettingut, kush duke dhënë dorëheqjen, apo duke mos e kaluar procesin për shkak të mos justifikimit të pasurisë dhe tashmë s’ka gjykatës e prokurorë për të hetuar e gjykuar çështjet e mbledhura stok.

Por SHBA dhe BE i sygjerojnë qeverisë por edhe opozitës që të gjejnë hapësirat ligjore e konsensusin e nevojshëm për t’i kërkuar gjyqtarët, hetuesit dhe prokurorët e huaj që u nevojitën, në këtë situatë kur gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, apo dhe Prokuroria ka problemet e veta. Dhe për pasojë shumë çështje janë bllokuar. Ata do të jenë një zgjidhje emergjencë në këtë situatë.

Ndërkohë që nëse gjenden hapësirat ligjore për marrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga SHBA e BE, të cilët do t’u bashkohen homologëve të tyre kurajozë dhe të pastër shqiptarë, atëherë këta përfaqësues të huaj të drejtësisë do ndihmojnë në ngritjen e funksionimin e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kjo do të ishte një ndihmesë e madhe dhe efikase nga ana e qeverisë amerikane dhe BE-së, të cilët janë të gatshëm të dërgojnë në Shqipëri ekspertët më të mirë të drejtësisë, për të dhënë kontributin e tyre në hetimin dhe gjykimin e dosjeve të mëdha korrupsionit të qeveritarëve dhe ish qeveritarëve por dhe krimin e organizuar.

Megjithatë e kanë në dorë qeveria dhe opozita, që t’ia bëjnë një kërkesë të tillë institucioneve përkatëse ndërkombëtare dhe të miratojnë ligjet përkatëse. Tashmë mbetet të presim, nëse vullnetit të mirë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, politika shqiptare do t’i përgigjet pozitivisht./Pamfleti

 

Kryesore A është e gatshme politika hetues e gjykatës për dosjet e rënda për të krijuar hapsirat ligjore?! SHBA e BE kërkojnë të mbështesin Shqipërinë me prokurorë