Aktualitet22 Tetor 2019, 16:12

SHBA e thanë përsëri troç: Çoni në qeli Dakon, Doshin, LLallën etj.; por Rama-Marku, bllokojnë prangosjen e tyre

Shkruar nga Pamfleti
SHBA e thanë përsëri troç: Çoni në qeli Dakon,

SHBA e thanë përsëri troç: Çoni në qeli Dakon, Doshin, LLallën etj.; por Rama-Marku, bllokojnë prangosjen e tyre

NUK ËSHTË NJOFTIM RUTINË, POR RIKUJTESË E FUNDIT E SHBA, PËR EDI RAMËN/ Ndërsa me dosjen “Llalla”, po bënë lojra me vonesa procedurash; kryeministri i oligarkëve dhe PPP-të e krimit ekonomiko-financiar, ka deklaruar disa herë publikisht, me qëndrim të prerë antiligj, anti-SHBA e anti-BE; se jo vetëm nuk do t’ia dorëzojë drejtësisë kryebashkiakun e Niçes dhe deputetin e Durim Bamit; por edhe i ka emëruar drejtues të lartë partiak e qeverie, në dy prefekturat Durrës-Shkodër, ku bëhet 40% e korrupsionit shtetëror, ku realizohen 60% e trafiqeve e krimeve në shkallë vendi dhe ku janë instaluar e veprojnë 30 banda “VIP”, drejtuesit të cilave, kanë lidhje “punësh” me dyshen Doshi-Dako

Ambasada e SHBA në Tiranë, bëri rishpalljen “Non grata” si vendim përfundimtar; për treshen e mirënjohur Vangjush Dako, Tom Doshi, Adriatik Llalla, me mos-hyrjen e përjetshme të tyre e familjeve të tyre, në territorin e Amerikës. Kjo rishpallje, krijon bindjen, se ky nuk është një “njoftim zyrtar rutinë”; por është RIKUJTESË E FUNDIT pas mos-hapjes së negociatave, që SHBA i bën kryeministrit Edi Rama, për t’ia dorëzuar drejtësisë pa asnjë kusht, këto 3 “monstra” padrejtësie, korrupsioni e lidhjesh me krimin, deri si porositës vrasjesh me pagesë.

SHBA, siç vepron me gjithë shefat sundimtar të pushteteve mafioze në Afrikë, Azi, Ballkan e kudo në Botë; po i bën Edi Ramës, thirrje të përsëritur, këtë herë “troç” fare; për të larguar nga përfaqësimi në kryesinë e PS, nga delegimi qeveritar në Durrës e Shkodër, të Vangjush Dakos e Tom Doshit; këtyre dy eksponentëve të lidhur me kriminelë, në bzinese të zeza, me trafiqe, me veprimtari gjigande korrupsioni e pastrimi të parave të pista.

Dihet se për çfarë motivesh të pista reciproke; Edi Rama nuk i largon Vangjush Dakon e Tom Doshin nga kupola e PS dhe pushteti i tij, por alarmant për shoqërinë e shtetin shqiptar, është fakti se edhe pas vendimit të argumentuar të SHBA, për shpalljen e tyre “non grata” për aktvitet krimi e korrupsioni; kryeministri Rama vazhdon të bllokojë çuarjen e tyre para drejtësisë, duke përdorur “kukull-kryeprokuroren” Arta Markun.

Këtë skemë bllokuese, po dirigjon Edi Rama me porosi të Sali Berishës e Ilir Metës; edhe për Adriatik Llallën; duke bërë lojëra farsë me procedura, me transferime të dosjes hetimore nga Tirana në Durrës e anasjelltas, me gjoja rakordim kompetencash hetimore e plotësim provash hetimore.

Përveç mos-hapjes së negociatave; çfarë “kambane” tjetër “zgjimi e kuptimi”, duhet të bjerë për kryeministrin Edi Rama, që të zbatojë ligjin si drejtuies qeverie për denoncim dhe të lejojë drejtësinë, të çojë para ligjit Dakon, Doshin, Llallën, Beqjan, Gjiknurin, Ahmetajn, Sejdinin, Peleshin, Ballukun, Çuçin etj.; madje edhe veten e tij e dy Erjonët Veliaj-Braçe, me të cilët vazhdon bën korrupsionin; pa harruar oligarkët Fusha, Ulaj, Nushi, Zoto, Allajbeu, Kola, Gjoka, Salillari etj.

E keni dëgjuar Edi Ramën, që thotë se as ai, as Olsi e Linda dhe as “ushtarët” e tij ministra, deputetë e kryebashkiakë, nuk kanë bërë asnjë “qindarkë” korrupsion e vjedhje pasurie publike; madje ulërijnë me histerizëm, kur mediat akuzojnë 3 “muskëtierët” e tij Dako, Doshi e Llalla, të shpallur “non grata” nga SHBA.

MESAZHI NJOFTUES I AMBASADËS SË SHBA-TIRANË/ – “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar, në luftën kundër korrupsionit dhe; respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike, për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara.

Kur Shtetet e Bashkuara, mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt, si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”.

KUJTESË/ Nëse Edi Rama, do që ta kuptojë mirë; se çfarë kushti ka SHBA për partneritet ndër-qeveritar me Shqipërinë; le t’i thotë Endri Fugës, Baton Haxhiut, Gent Cakajt, Sandrit të TV-Klan e Blushit të Top-Channel; por dhe “politologëve” Alfred Peza e Laert Vasili; t’ia “sqarojnë” këtë mesash të Ambasadës së SHBA në Tiranë./Pamfleti/

Kryesore bllokojnë prangosjen e tyre Doshin LLallën etj.; por Rama-Marku SHBA e thanë përsëri troç: Çoni në qeli Dakon