Anti-Mafia 7 Shtator 2019, 19:59

SHBA fut në listën e zezë gjyqtarin Arben Vrioni, pritet shkarkimi brenda vjeshtës  

Shkruar nga Pamfleti
SHBA fut në listën e zezë gjyqtarin Arben Vrioni, pritet

SHBA fut në listën e zezë gjyqtarin Arben Vrioni, pritet shkarkimi brenda vjeshtës  

Bajlozi i drejtësisë në Durrës në listën e zezë të amerikanëve për lirimin e kriminelëve dhe mafiozëve të pronave nga burgu

Zgjerohet me shpejtësi grupi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni. Sipas burimeve, listës së zezë së amerikanëve i është shtuar edhe gjyqtari në Gjykatën e Apelit Durrës, Arben Vrioni, për të cilin ka qindra denoncime për vendime abuzive dhe korrupsion. Ashtu si Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj, gjyqtari Arben Vrioni është skeduar në qarqet ndërkombëtare si marionetë e mafies politike të Tiranës dhe shërbëtor i botës së krimit. Sipas burimeve, gjyqtarit dhe familjes së tij nuk i lejohet të shkelë në tokën amerikane, pasi është pjesë e grupit prej rreth 500 zyrtarëve në Shqipëri, të identifikuar nga Perëndimi si të korruptuar.

Kujtojmë këtu se Arben Vrioni në dhjetor të 2016 liroi nga burgu edhe Lul Berishën, i njohur si kreu i bandës së Durrësit. Ky vendim i u dënua ashpër nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Ish-ambasadori Donald Lu artikuloi një mesazh të qartë në adresë të gjyqtarit, i cili po bën kërdinë me çekiçin e korrupsionit në dorë.

“Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’u them gjykatave të korruptuara se ky vendim është i papranueshëm. Duhet të indinjohemi”. Ky gjyqtar liroi nga qelia edhe Said Cikalleshi, i marrë i pandehur nga prokuroria si koka e skandalit të tjetërsimit të pronave shtetërore në plazhin e Spillese.

Arben Vrioni konsiderohet si pjesë e klanit të Bujar Nishanit, Sali Berishës dhe Ilir Metës në sistemin e drejtësisë. Me propozim të çetës së Sali Berishës dhe Ilir Metës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Nishani e emëroi Arben Vrionin gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Durrës, në prill të vitit 2016. Gjithsesi, gjyqtari i ka ditët e numëruara në sistemin e drejtësisë. Komisioni i Vetingut e ka përzgjedhur gjyqtarin Vrioni që në nëntor të vitit 2018, për t’u kontrolluar për pasurinë, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Ai pritet të dalë para Vetingut brenda vjeshtës, nëse nuk do të japë dorëheqjen sapo të mësojë datën e paraqitjes./Pamfleti

Anti-Mafia pritet shkarkimi brenda vjeshtës SHBA fut në listën e zezë gjyqtarin Arben Vrioni