SHBA fut në panik politikanët shqiptarë: Javën e ardhshme hidhet hapi madhor drejt drejtësisë së vërtetë!

SHBA fut në panik politikanët shqiptarë: Javën e ardhshme hidhet hapi madhor drejt drejtësisë së vërtetë!

 SHBA ka paralajmëruar fundin e gjithë klikës politike, duke paralajmëruar se javën e ardhshme do të hidhet hapi madhor drejt drejtësisë së vërtetë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të kërkojnë me ngulm zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe krijimin e një sistemi drejtësie të ndershëm dhe që t’i shërbejë interesave të qytetarëve. Edhe pas largimit të ‘tmerrit’ të politikanëve shqiptarë, ish-ambasadorit Donald Lu, i cili ishte njeriu që udhëhoqi dhe këmbënguli me çdo kusht në bërjen e Reformës në Drejtësi, SHBA vijon me po të njëjtin ritëm të punojë për shfarosjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta. 

Teksa Reforma në Drejtësi ka hyrë në hallkën më të rëndësishme të zbatimit të saj, ku brenda muajit dhjetor pritet ngritja e institucioneve të reja dhe nga janari i vitit 2019 do të nisë goditja e madhe, amerikanët duket se po ndjekin çdo hap me shumë kujdes. 

Ambasada e SHBA ka paralajmëruar fundin e gjithë klikës politike, duke paralajmëruar se javën e ardhshme do të hidhet hapi madhor drejt drejtësisë së vërtetë. Sipas amerikanëve, formimi i dy institucioneve të drejtësisë, KLGJ e KLP, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie q1% i shërben vërtet interesit të qytetarëve të saj.

“Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti