Aktualitet26 Korrik 2018, 15:20

SHBA godet fatalisht Berishën dhe Metën, shuan shpresat e ushtarëve të tyre për t’u kthyer në drejtësi    

Shkruar nga Pamfleti
SHBA godet fatalisht Berishën dhe Metën, shuan shpresat e

SHBA godet fatalisht Berishën dhe Metën, shuan shpresat e ushtarëve të tyre për t’u kthyer në drejtësi    

Klasa politike e Tiranës pëson një tjetër disfatë, Kolegji i Apelimit i Vetingut lë në fuqi vendimet e komisionit të shkallës së parë për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të dyshes Berisha-Meta

Shuhen shpresat e Sali Berishës dhe Ilir Metës për të kthyer ushtarët e tyre në sistemin e drejtësisë pasi u shkarkuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shkalla e fundit e Vetingut, që quhet Kolegji i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetueses, Fatos Lulo, i emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, në kuadër të projektit të tyre për të kapur drejtësinë shqiptare, për të mbrojtur pasuritë e korrupsionit, për t’i shpëtuar burgut, për të vijuar sundimin e Shqipërisë dhe për ta përdorur drejtësinë e kapur si kamxhik për kundërshtarët e tyre në luftën për pushtet.

Vendimi i Kolegjit të Apelimit do të jetë i vlefshëm edhe për gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të shkarkuar për pasuri të paligjshme dhe për lidhje me krimin, ku që të gjithë janë emëruar në drejtësi nga Sali Berisha, Ilir Meta, Bujar Nishani dhe banda e tyre në KLD. Fatin e Lulos do të kenë edhe të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të shkarkuar. Vendimet e Kolegjit kanë formë të prerë dhe montohen me kujdes nga përfaqësuesit e SHBA dhe BE në Tiranë.

Ky vendim është një mesazh i fortë i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Sali Berishën dhe Ilir Metën, se njerëzit e tyre nuk ka më vend në drejtësi dhe se epokës së tyre politike po vjen fundi. Vendimi tregon se amerikanët dhe Brukseli janë të vendosur për ta çuar deri në fund luftën për çlirimin e drejtësisë dhe më pas të politikës dhe Shqipërisë nga kokat krimit dhe korrupsionit të politikës, duke nisur nga Berisha, Meta, Monika dhe Basha, përfshirë edhe Edi Ramën me ushtrinë e tij të hajdutëve.

Tashmë gjyqtarët dhe prokurorët e politikës të shkarkuar si të korruptuar mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane, por nuk kanë më asnjë shpresë për t’u kthyer në sistemin e drejtësisë, për t’u shërbyer sërish padronëve të tyre të politikës, në këmbim të lejes për të vjedhur sa të munden me vendimet e tyre korruptive. Vendimi i Kolegjit hap rrugën për zëvendësimin e gjyqtarëve dhe prokurorève të korruptuar me njerëz që do të kontrollohen deri në detaje, por në të njëjtën kohë edhe do të mbështeten nga shteti me paga shumë të larta, shtëpi falas, roje dhe shumë privilegjeve të tjera, me qëllim që të mos kenë asnjë shtysë të brendshme për t’u korruptuar.

Nga ana tjetër, partia e Berishës dhe Metës ka vënë kujën për shkak se gjykatat po mbeten bosh pas shkarkimit të njerëzve të tyre. Qëllimi është të përhapin panik tek qytetarët dhe të ushtrojnë presion për të bërë ndonjë pazar. Megjithatë, përgjigjen po e marrin çdo ditë nga Vetingu, i cili shkarkon të korruptuarit e tyre nga sistemi. Një mesazh të qartë e morën edhe nga ambasadori amerikan, Donald Lu, para se të largohej, kur tha se do të ishte më mirë një drejtësi e boshatisur se sa një drejtësi e mbushur me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar./Pamfleti

Kryesore SHBA godet fatalisht Berishën dhe Metën shuan shpresat e ushtarëve të tyre për t’u kthyer në drejtësi