Kosova17 Dhjetor 2022, 09:51

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

epa09256791 Former Kosovo Liberation Army (KLA) Commander Salih Mustafa (R) appears for the first public hearing before the Kosovo Specialist Chambers, in The Hague, The Netherlands, 09 June 2021. The suspect was the former separatist commander of the Kosovo Liberation Army (KLA) during the Kosovo war in 1998 and 1999. The Kosovo Specialist Chambers, a international tribunal based in The Hague, investigates war crimes committed during Kosovo's 1998-99 independence war EPA-EFE/SEM VAN DER WAL / POOL

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur aktgjykimin në rastin kundër Salih Mustafës të premten nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, i cili u dënua me 26 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1999  ë Kosovë.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit (DASH), Ned Price, në reagimin e DASH-it thuhet se aktgjykimi është një hap i fortë drejt ndihmës së Kosovës për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat.

Më tej thuhet se ky aktgjykim nuk është kundër UÇK-së, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit.

“Mustafa, një ish-komandant në njësinë Guerile të BIA-s të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u dënua për krimet e luftës, të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes të kryera në një vend të paraburgimit dhe marrjes në pyetje të BIA-s në vitin 1999 dhe u dënua me 26 vjet. Siç theksoi Trupi Gjykues, vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit. Ky aktgjykim është një hap i fortë drejt ndihmës së Kosovës për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat. Ne gjithashtu përgëzojmë guximin e viktimave dhe dëshmitarëve individualë që dolën përpara dhe dënojnë kërcënimet dhe frikësimet me të cilat janë përballur. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundur”, thuhet në reagimin e DASH-it.

Në Kosovë vendimi i Speciales për Mustafën nuk është pritur mirë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të premten në Facebook duke e quajtur të papranueshëm dënimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, përderisa mijëra vrasës nga Serbia as nuk janë dënuar a gjykuar për krimet e tyre në Kosovë e Ballkan.

Prishtine Gjykata Speciale në Hagë Ned Price Salih Mustafa SHBA