Aktualitet15 Mars 2019, 13:09

SHBA merr në dorë luftën kundër drogës dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri, gati menaxhimi i SPAK

Shkruar nga Pamfleti

SHBA merr në dorë luftën kundër drogës dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri, gati menaxhimi i SPAK

Përfaqesuesit e Byrosë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës, një projekt i Departamentit Amerikan të Shtetit në mbështetje të strukturave të reja të drejtësisë në Shqipëri zbarkojnë në Shqipëri.

Craven: Mbështetje financiare, asistencë juridike dhe programe trajnimi institucioneve të reja të drejtësisë deri në fazën finale të konstituimit dhe funksionimit me kapacitete të plota

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fatin e shqiptarëve kanë marrë në dorë luftën kundër trafikut të drogërave të forta dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri.

Njëheherësh pritet të menaxhojnë dhe ngritjen dhe funksionimin e SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë së re, përfshirë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Më konkretisht, përfaqesuesit e Byrosë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës, një projekt i Departamentit Amerikan të Shtetit në mbështetje të strukturave të reja të drejtësisë në Shqipëri zbarkojnë në Shqipëri.

Ata janë takuar në fillim me kryetarine Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, përmes të cilit kanë marrë një informacion të detajuar në lidhje me ngritjen e institucioneve që do të dërgojnë në burg “peshqit e mëdhenj” të krimit dhe tradiqeve në Shqipëri.

Ibrahimi prezantoi para të pranishmëve punën e deritanishme të Këshillit dhe angazhimin intensiv etë gjithë anëtareve në përgatitjen e dy rregulloreve të cilat do të shërbejnë si bazë vlerësimi për dy procese të rëndësishme; kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe kriteret dhe procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Kryetari i KLP evidentoi faktin se Këshilli duhet të përballojë një punë voluminoze përsa i përket vlerësimit me rigorozitet dhe profesionalizëm të dosjeve të prokurorëve eksistues aktualisht në sistem në kushte kur KLP funksionon ende pa staf administrativ mbështetës, rekrutimi i të cilit pritet të zhvillohet në muajt në vijim.

Ibrahimi theksoi se mungesa e një godine për Këshillin e Lartë të Prokurorisë sjell mjaft probleme në funksionimin e institucionit dhe zgjidhja duhet imediate në kushtet kur KLP ndodhet para fillimit të procesit të rekrutimit të administratës ndihmëse të saj. Kryetari falenderoi për mbështetjen Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë e cila nëpërmjet misioneve OPDAT (Office of Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training) dhe ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistance Program) japin një kontribut të vyer në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Në fjalën e saj, drejtoresha e projektit Julie Craven vlerësoi punën e deritanishme të Këshillit te Lartë të Prokurorisë dhe siguroi se projekti drejtuar prej saj do të ofrojë mbështetje financiare, asistencë juridike dhe programe trajnimi institucioneve të reja të drejtësisë deri në fazën finale të konstituimit dhe funksionimit me kapacitete të plota./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore gati menaxhimi i SPAK SHBA merr në dorë luftën kundër drogës dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri