Politike 9 Korrik 2019, 10:41

SHBA ngrin marrëdhëniet me Presidencën, kusht shkarkimi i Ilir Metës dhe dalja e tij në pension politik

Shkruar nga Pamfleti
SHBA ngrin marrëdhëniet me Presidencën, kusht shkarkimi i Ilir

Zyrtarët e lartë amerikanë nuk do të zhvillojnë vizita në Shqipëri pa u larguar Ilir Meta nga Presidenca, Palmer mesazh të fortë nga Kosova

Lufta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe frontit kundër reformës në drejtësi në Shqipëri merr një tjetër rrjedhë. Ky front kryesohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të ndjekur nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Bujar Nishani, Adriatik Llalla, Gjin Gjoni, gjyqtarë të korruptuar, deputetë dhe ish-ministra me dosje. Berisha, Gjin Gjoni dhe Llalla janë në listën e zezë të SHBA-ve. Javët e fundit luftën kundër reformës në drejtësi po e udhëheq Ilir Meta, i cilësuar si babai i korrupsionit në Shqipëri, ndërsa Sali Berisha ka kaluar në plan të dytë. Meta ka nisur një sulm të paprecedentë dhe turpërues për kombin shqiptar kundër amerikanëve, për shkak të angazhimit të tyre për të ngritur SPAK-un, i cili pritet të inaugurohet me arrestimin e Ilir Metës dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme të tij. Goditja e Metës pritet t’i hapë edhe dyert e  integrimit Shqipërisë, pasi siç dihet, lufta kundër korrupsionit në nivele të larta është edhe kushti i kryesor i Brukselit.

Pas sulmeve të Ilir Metës në koordinim me Sali Berishën, nuk ka vonuar as përgjigja e SHBA-BE. Ishte Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ai i cili i dha frontit kundër reformës në drejtësi tre mesazh të forta. Palmer kërcënoi me futjen në listën e zezë të krerëve të frontit. Bëhet fjalë për Metën, Bashën dhe Monikën, pasi Sali Berisha nuk shkel më dot në SHBA.

Së dyti, Palmer kërcënoi me shpalljen e PD-LSI organizata të dhunshme.

Dhe së treti, paralajmëroi me ndërprerjen e marrëdhënieve me krerët e frontit, nëse ushtrojnë dhunë për të destabiluzar vendin. Mesazhet e Palmer duket se nuk janë thjeshtë kërcënime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të izolojnë ndërkombëtarisht krerët e frontit kundër reformës, duke nisur që nga Ilir Meta. Për një kohë të pacaktuar, asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do të zhvillojë takime me Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën.

Përveç pezullimit të takimeve, Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, mësohet se i ka dhënë një mesazh të fortë Ilir Metës dhe autoritete shqiptare nga Kosova. Gjatë vizitës në Kosovë, në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit, Matthew Palmer ka zhvilluar takime me përfaqësues të Tiranës në Prishtinë, teksa u ka pohuar se nuk do ta vizitojë më Shqipërinë pas u larguar Ilir Meta si President. I pyetur se kur do të vijë në Shqipëri, Palmer është përgjigjur se do të vijë pasi të jetë larguar Ilir Meta. Me sa duket, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pa tolerueshme që në krye të shtetit shqiptar të jetë një personazh i kapur me bllokun e korrupsionit në dorë, një personazh që sulmon Perëndimin si liderët e Iranit, që lufton kundër reformës në drejtësi dhe në mbrojtje të bunkerit të korrupsionit në Shqipëri./Pamfleti

Politike kusht shkarkimi i Ilir Metës dhe dalja e tij në pension politik SHBA ngrin marrëdhëniet me Presidencën