Aktualitet29 Tetor 2018, 11:21

SHBA nis zbatimin e planit B, njeriu ‘i hekurt’ që pritet të bëjë ‘kokëturku’ shumë politikanë e

Shkruar nga Pamfleti
SHBA nis zbatimin e planit B, njeriu ‘i hekurt’ që pritet

SHBA nis zbatimin e planit B, njeriu 'i hekurt' që pritet të bëjë 'kokëturku' shumë politikanë e zyrtarë të lartë

Fillim-zbatimi i planit B të SHBA pritet të bëjë ‘kokëturku’ shumë zyrtarë të lartë dhe politikanë të lidhur me krimin e të mbytur në korrupsion

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur në zbatim planin B, për të shfarosur me themel krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Plani B i SHBA pritet të shembë gjithë piramidën korruptive dhe kupolën e inkriminuar të politikës.

Zbatimi i këtij plani vendimtar për luftën ndaj krimit ka nisur me emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme të ushtarak-gjeneralit Sandër Lleshi. Ky i fundit mësohet se është një emërim i amerikanëve dhe gjermanëve, të cilët synojnë t’i japin goditjen finale dhe fatale ‘bandës’ së korruptuar politike.

Plani B duket se ka nisur nga që plani A dështoi me goditjen e policisë përgjatë aksioneve të inkuadruara në slloganin ‘Forca e Ligjit’. Ky plan, i mbështetur dhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama, për çuarjen pas hekurave të peshqve të mëdhenj, nuk e arriti mbajtjen e premtimeve.

Për këtë arsye, ndërkombëtarët kanë bërë lëvizjen e radhës, duke sjellë në Ministrinë e Brendshme gjeneralin Lleshi. Emërimi i gjeneralit në këtë post të lartë është një kambanë alarmi, që tregon se kriminaliteti me kollare në vendin tonë është në kuota alarmante.

Por, kjo nuk mund të vazhdojë dhe për shumë kohë, pasi amerikanët kanë marrë në dorë situatën, ku pritet goditja më e madhe e krimit me kollare. Fillim-zbatimi i planit B të SHBA pritet të bëjë ‘kokëturku’ shumë zyrtarë të lartë dhe politikanë të lidhur me krimin e të mbytur në korrupsion./Pamfleti

Kryesore krimi dhe korrupsioni plani b i shba politikanet shqiptare Sandër Lleshi