Anti-Mafia31 Korrik 2018, 09:51

SHBA përvëlon Edi Ramën dhe ministrat e babëzitur: Korrupsioni i tyre po largon investitorët

Shkruar nga Pamfleti
SHBA përvëlon Edi Ramën dhe ministrat e babëzitur:

SHBA përvëlon Edi Ramën dhe ministrat e babëzitur: Korrupsioni i tyre po largon investitorët

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se qeveria e Edi Ramës po vjedh buxhetin e shtetit me klientët e saj, grabit pronat me vendime të korruptuara, PPP janë një skemë mafioze vjedhjeje, investitorët e huaj dhe shqiptarët po ja mbathin nga Shqipëria për shkak të kësaj qeverie mafioze

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përvëluar me anë të një raporti të zi Edi Ramën, ministrat dhe drejtorët e tij të babëzitur, të cilët brenda pesë viteve e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Evropë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin më të rëndë gjatë 28 viteve të fundit për klimën e investimeve në Shqipëri. Për herë të parë, DASH shkruan se korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës, i përhapur kodo, po largon investitorët e huaj nga Shqipëria. Për të gjithë ata që kanë ende dyshime se qeveria e Edi Ramës nuk është më e korruptuara në Evropë, të dëgjojnë Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili thotë se qeveria po ndan paratë e buxhetit të shtetit me klientët e saj, përmes tenderave korruptivë.

 

Veprimtaria e kësaj qeverie mafioze, me ministrat dhe drejtorët e korruptuar, ka bërë që investitorët e huaj të largohen nga Shqipëria, duke thelluar më tej varfërinë në vend. Korrupsioni i përhapur në çdo qelizë po largon edhe shqiptarët nga vendi. Korrupsioni i frikshëm i ministrave, drejtorëve dhe oligarkëve, me në krye Edi Ramën, ka sjellë një rrënim ekonomik të vendit. Ky raport është një mesazh i qartë për shqiptarët që të bëhen të vetëdijshëm, të marri fatin e tyre në dorë, duke shporrur këtë klasë politike, që sa vjen dhe fuqizohet me anë të vjedhjeve masive dhe riciklimit në pushtet. Ky raport rrëzon edhe një herë propagandën e qeverisë për rritjen ekonomike dhe investimet, duke paralajmëruar se Shqipëria është në prag të humnerës për shkak të korrupsionit qeveritar.

 

Në kushtet kur BE po izolon qeverinë dhe askush nuk i jep më para borxh, pasi paratë vidhen dhe ndahen me klientët, qeveria ka shpikur PPP, partneritetit publik privat, si një mënyrë për të shitur lirë pasuritë kombëtare dhe për të shtuar borxhin, për të shtyrë ditët në pushtet duke vjedhur. Raporti thotë “Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017”.

 

Investitorët e huaj ankohen se ministrat dhe drejtorët e korruptuar të Edi Ramës u bëjnë presion për të për të punësuar nënkontraktojë që janë të lidhur me qeverinë dhe që ndajnë paratë me anëtarët e saj. Raporti konstaton se “Investitorët  raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira  për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplotë me komunitetin e biznesit. Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri”.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se në Shqipëri grabiten pronat me vendimet e gjyqtarëve të korruptuar. Raporti vazhdon duke shtuar se “Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titulli i qartë është i vështirë për t’u marrë. Disa faktorë përfshijnë aktorë të paskrupullt që manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të fituar titullin e pronësisë në një tokë që nuk është e tyre. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t’u marrë dhe i papërshtatshëm. Ndërkohë, agjencia e ngarkuar me çështjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat”./Pamfleti

Anti-Mafia Korrupsioni i tyre po largon investitorët SHBA përvëlon Edi Ramën dhe ministrat e babëzitur