Aktualitet22 Tetor 2019, 12:20

SHBA publikoi emrat e ‘peshqëve të mëdhenj’, zv.ambasadorja amerikane mbërrin në Prokurori

Shkruar nga Pamfleti
SHBA publikoi emrat e ‘peshqëve të mëdhenj’,

zv.ambasadorja amerikane bën lëvizjen e papritur

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses Ones ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Ones në ambientet e prokurorisë, ndërsa mëngjesin e sotme Ambasada Amerikane dha informacione mbi zyrtarët e korruptuar në vendin tonë, të cilëve iu ndalohej hyrja në SHBA.

Mëngjesin e sotëm Ambasada Amerikane ka dhënë goditjen e rëndë për ‘peshqit e mëdhenj’. Në një njoftim zyrtarë ka skualifikuar përgjithmonë 14 pushtetarë shqiptarë, duke nisur nga Doshi tek Llalla. SHBA ka deklaruar se nuk do të jepen kurrë vizat për ata dhe familjet e tyre, pasi në prioritet është Reforma Zgjedhore.

Ambasada ka deklaruar se nga 100 të ndaluar, 14 prej tyre janë nga Shqipëria, duke theksuar shifrën e lartë për një vend me numër të ulët popullsie.

Në një video u publikuan emrat e tre zyrtarëve shqiptarë që iu është ndaluar hyrja në SHBA së bashku me familjet e tyre.

Zyrtarët shqiptarë që nuk do marrin kurrë vizë për SHBA:

– Adriatik Llalla

– Tom Doshi

– Vangjush Dako

Aktualitet