SHBA rezervon dosje dhe “fat” të përbashkët të Metës me Gruevskin. Lobimi në SHBA u bë me paratë e të njejtit oligark rus, pse hesht Arta Marku

SHBA rezervon dosje dhe “fat” të përbashkët të Metës me Gruevskin. Lobimi në SHBA u bë me paratë e të njejtit oligark rus, pse hesht Arta Marku

Hetimi i FBI amerikane ka të bëjë me lobimin e Metës në SHBA me të njëjtën kompani lobuese me atë të ish kryeministrit maqedonas që po kërkon azil politik në Rumani, Nikola Gruevski, dhe mbi të gjitha të financuar me para ruse. Pronari rus, manjat në industrinë e aluminit dhe një njeri i akuzuar si kreu i një prej grupeve më kriminale, me aktivitet në Rusi dhe më gjërë, ka afeksion ndaj sportistëve dhe ka mbështetur ish shtangistin Ilir Meta dhe ish mundësin maqedonas, Nikola Gruevski.

Ilir Meta është tmerruar nga frika, pasi SHBA ka dosjet e tij të krimit ndaj del çdo ditë me të njejtën “melodi” politike, duke bërë të fortin me partnerët ndërkombëtarë dhe duke nxjerrë “zarin” Petrit Vasili për të sulmuar ambasadorët

Ilir Meta ka disa ditë që po artikulon deklarata të forta ndaj ndërkombëtarëve, duke deklaruar se në rastin e dekretimit të Ministrit të Brendshëm nuk pyet fare për presionin e tyre.

Vepron si puna e njeriut që ka frikë të ecë natën vetëm dhe për të “trembur” frikën këndon të njejtën këngë gjatë gjithë rrugës.

Kështu po bën dhe Ilir Meta që çdo ditë del me të njejtën “melodi” politike, duke bërë të fortin me partnerët ndërkombëtarë dhe duke nxjerrë “zarin” Petrit Vasili për të sulmuar ambasadorët e SHBA dhe të BE në Tiranë.

Por në të vërtetë Ilir Meta është tmerruar nga frika, pasi SHBA ka dosjet e tij të krimit, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për rrëfimin e të penduarit të drejtësisë amerikane, ish sekretarit të tij Almir Rrapi, dosje e cila po përkthehet nga organet ligjzbatuese shqiptare, për të kaluar më pas për gjykim.

Hetimi i FBI amerikane ka të bëjë me lobimin e Metës në SHBA me të njëjtën kompani lobuese me atë të ish kryeministrit maqedonas që po kërkon azil politik në Rumani, Nikola Gruevski, dhe mbi të gjitha të financuar me para ruse.

Organet ligjzbatuese amerikane kanë hetuar thellë rreth financimeve të paligjshme të fushatave elektorale të LSI, ku dyshohet që rusët, përmes ish kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski, kanë qënë donatorët e partisë së Metës në tre katër zgjedhjet e fundit të Shqipëri.

Hetimi, mbështetur dhe në investigimin e prestigjozes amerikane “Mother Jones” ka zbuluar se LSI nënshkroi në janar 2017 një kontratë me një vlerë prej 15 mijë dollarë në muaj me “McKeon Group”, e cila është një kompani lobimi nën drejtimin e një ish-senatori republikan.

Por FBI amerikane zbuloi se menjëherë pas përfundimit të bashkëpunimit, kompania lobuese “McKeon Group” nënshkroi një kontratë me vlerë 50 mijë dollarë në muaj, shtuar dhe shpenzimet e tjera, me një kompani qipriote, “Dorelita Limited”.

Kontrata me “Dorelita” kishte si qëllim të vetëm të promovonte LSI dhe Ilir Metën në Uashington, por dhe prania e saj në marrëveshje me LSI tregonte fijet e padukshme që e lidhnin Ilir Metën dhe familjen e tij me zonat off-shore e parajsat fiskale ku ka fshehur paratë e abuzimit.

Por organet ligjzbatuese kanë arritur në përfundimin se pronari i kësaj kompanie lobuese është një oligark rus, Oleg Deripaska, manjat në industrinë e aluminit dhe një njeri i akuzuar si kreu i një prej grupeve më kriminale, me aktivitet në Rusi dhe më gjërë.

Mësohet se pronari i kësaj kompanie, me një afeksion ndaj sportistëve, ka mbështetur ish shtangistin Ilir Meta dhe ish mundësin maqedonas, Nikola Gruevski.

Lidhja mes presidentit aktual të Shqipërisë, njëherësh ish kreu i LSI në atë kohë me ish kryeministrin Nikola Gruevski është financimi nga e njëjta kompani, “Dorelita”, dhe kontrata e saj me LSI dhe VMRO-DPNE është nënshkruar nga i njëjti akvokat, greku Iraklis Fidetzis.

Media ka bërë të ditur se prej shumë vitesh, Fidetzis punon njëkohësisht edhe për llogari të një miliarderi grek, të quajtur Dimitris Kontaminas, një manjat mediatik, i cili ka pasur probleme të shumta me drejtësinë duke u dyshuar për një numër krimesh ekonomike.

Në vitin 2005, për llogari të Kontominasit, sipas provave të siguruara nga inteligjenca amerikane, Fidetzis negocioi me Gruevskin një marrëveshje korruptive, me përfitues “Magyar Telekom”, pjesë e “Deutsche Telekom”.

Kjo marrëveshje ndihmoi kompaninë hungareze që të futej në tregun maqedonas, në këmbim të një rryshfeti të majmë për Gruevskin dhe disa eksponentë të tjerë të qeverisë së tij.

Hetimi i zhvilluar në Amerikë përfundoi me një gjobë prej 95 milionë eurosh ndaj “Magyar Telekom” dhe kompanisë së saj mëmë, për korruptimin e zyrtarëve të huaj. Dy drejtorë të kompanisë u gjobitën gjithashtu me 400 mijë dollarë. Prandaj Gruevski kërkoi strehim politik në Hungari.

Avokati grek ka qënë pika e kontaktit, nga ku janë lëvruar paratë ruse për Ilir Metën në Shqipëri dhe Nikola Gruevskin në Maqedoni, për lobim dhe për fushatat elektorale, para të mbështetura në lojën e krimit të oligarkëve dhe kriminelëve rusë.

Hetimi i organeve ligjzbatuese amerikane pritet të japë rezultatet se shpejti, dhe dosja e Metës dhe e Nikola Gruevskit për financim të lobimit me paratë e oligarkëve dhe kriminelëve rusë do të jetë e përbashkët, ashtu sikurse do të jetë i përbashkët dhe ‘fati’ i tyre politik.

Ndërkohë që mbetet mister heshtja e prokurorres së Përgjithshme Arta Marku, e cila pasi e filloi me vrull punën, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë rezultat për hetimin e lobimit të Bashës me para ruse, por nuk ka lëvizur gishtin as për një hetimin e Ilir Metës po për lobim me para ruse në SHBA, sikurse pati premtuar./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti