Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaron se SHBA-të dhe BE janë bashkë në mbështetje të Shqipërisë drejt BE. Në një postim në “Twitter”, diplomatja amerikane ka përgënjeshtuar një artikull të portalit Lapsi.al, i cili flet për mosdakortësi mes SHBA-ve dhe BE-së, në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt Union-it.
Yuri Kim ka pohuar se në asnjë moment SHBA-të ‘nuk kanë berë një sy qorr’ për problemet dhe mangësitë e Shqipërisë, por i kanë nxjerrë në pah, si edhe kanë ofruar ndihmë për zgjidhjen e tyre.
Ambasadorja ka ritheksuar se SHBA-të dhe BE janë fokusuar në reformën në drejtësi dhe kanë bërë thirrje për ngritjen sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.
2 Postimet e plota të ambasadores Yuri Kim:
“Ky artikull e keqinterpreton situatën. SHBA dhe BE janë bashkë në mbështjen ndaj Shqipërisë drejt BE. Në asnjë rast, SHBA-të nuk kanë bërë një sy qorr për problemet por i kanë nxjerrë në pah dhe kanë ofruar mbështetje për progress.
Kjo është arsyeja pse SHBA sëbashku me BE janë fokusuar më shumë në Reformën në Drejtësi, përfshirë nevojën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në 31 dhjetor. Shikoni faktet.”
2/2 This is why the 🇺🇸- together with EU – focuses so much on Justice Reform, including need for Const Ct to be functional by 12/31. Look at the facts. https://t.co/4XBQwcqPCz
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 5, 2020
1/2 This article mischaracterizes the situation. US and EU are united in our support for Albania in the EU. At no time has the US ever called for “turning a blind eye” to shortcomings; rather, we have pointed them out & offered our support for progress. https://t.co/lkmMvlcMRt
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 5, 2020