Aktualitet24 Nëntor 2018, 11:26

Shefat e bllokut opozitar kanë hall të përbashkët, por secili po lufton për hallin e vet

Shkruar nga Pamfleti
Shefat e bllokut opozitar kanë hall të përbashkët, por

Shefat e bllokut opozitar kanë hall të përbashkët, por secili po lufton për hallin e vet

Sa herë hidhet një hap, drejt krijimit të strukturave të drejtësisë së re, ata vërsulen për ta penguar, me lloj-lloj marifetesh, duke pasur dhe mbështetjen e kreut të shtetit, që ka filluar të dalë hapur, si drejtus partiak, duke përdorur “Like Beun”

Prej 5 vitesh bosët e PD dhe prej 1 viti sheikët e LSI, kanë mbetur pa pushtetin, ku kapardiseshin, pasuroheshin e shpëtonin nga ligji vehten, familjarët, miqtë, bandat dhe pasuritë e vjedhura nëpërmjet pushtetit.

Mirëpo, përkundër ëndrrës dhe nepsit të shfrenuar, që ka çdo opozitë, për të marrë pushtetin, shefat e bllokut opozitar shqiptar, kanë krijuar përshtypjen, se gjithë këtë zallamahi me ulërima e nxitje për dhunë, të individëve e grupeve njerëzore në nevojë, nuk po e bëjnë për të marrë pushtet.

Me skemën që po përdorin në fushën politike, ekipi PD-LSI, po luan jo për të bërë “golin e fitores” në portën kundërshtare, por po mbrohet, për të mos ngrënë “gol”, gjë e cila i ka bashkuar në të njëjtin hall e panik, madje në “fushë” është futur edhe “trajneri” (Presidenti Republikës).

Po cili është “goli”, nga i cili Berisha, Meta, Basha e Kryemadhi, kanë kaq tmerr e, po bëjnë gjithçka, për ta shmangur?

Ankthi i tyre, është reforma reale në drejtësi, ndaj sa herë që “Vetingu”, skarton një gjyqtar apo prokuror “ushtar” të tye, këta harbohen, shfaqen egërsisht e haptazi dhe bëjnë rolin e “kamikazit”, me dengrime, presione, kërcënime e deri me dhunë.

Sa herë hidhet një hap, drejt krijimit të strukturave të drejtësisë së re, ata vërsulen për ta penguar, me lloj-lloj marifetesh, duke pasur dhe mbështetjen e kreut të shtetit, që ka filluar të dalë hapur, si drejtus partiak, duke përdorur “Like Beun”,

Përveç drejtimit të dhunës para parlamentit, shefat e PD-LSI, u tronditën dje, dhe nga lajmi që publikoi “PAMFLETI”, se kryeprokurorja Arta Marku, ka firmosur hapjen dhe rihetimin dhe riçuarjen në gjykatë, të dosjeve “VIP” që kanë lidhje me ta e familjarët e tyre.

Vetë Berisha, Basha, Kryemadhi, duke vërsulur dhe “langojtë që lehin për të trembur”, nisën sulmet me fyerje, akuza, paralajmërime e kërcënime kundër kryeprokurores, kundër ministrit  të Brendshëm, madje edhe kundër KPK, ONM, BE e SHBA, të cilët nuk po u palçkitin vilat, por po u hapin dosjet e mbyllura nga “zaganjorët, gjinët  e beçajt”!

Paçka se shefat e bllokut opozitar, janë bërë bashkë, për të shpëtuar nga i njëjti hall i përbashkët, secili prej tyre, po lufton për të zgjidhur hallin e vet.

Berisha po lufton, për të shpëtuar nga rihapja e dosjeve kriminale të Gërdecit, Remzi Hoxhës, Fazlliçit, CEZ-DIA, 21 janari, Kosta Trebicka dhe dosjet e pastrimit të parave, që kanë bërë Argita e Zeni.

Basha po lufton, për të shpëtuar kunatin, nga miliardat e vjedhura me firmat tregtare fantazma, nga dosjet e gjobave 1 milardëshe në çdo vit, që u zhvat oligarkëve të pasuruar me tendera nga pushteti i PD, por sidomos nga krimi financiar në rrugën e Kombit dhe vrasjet më 21 janar.

“Çifti i zi” Metaj-Kryemadhi, po lufton për të shpëtuar nga dosja e grabitjes së floririt, nga vjedhja e bankës “Fullani”, nga Video-blloku, nga CEZ-DIA, nga dosja “Almir Rrapo”, nga dosja “Xhika” dhe shkatërrimet e lumenjve, pyjeve e maleve me grurore e HEC-ve../Pamfleti

Kryesore por secili po lufton për hallin e vet Shefat e bllokut opozitar kanë hall të përbashkët