Shefi i qeverisë, 35% të kohës nëpër botë, 45% të kohës me mbledhje nëpër hotele

Shefi i qeverisë, 35% të kohës nëpër botë, 45% të kohës me mbledhje nëpër hotele

A mendoni, se kështu duhet të sillet, kryeministri i një vendi si Shqipëria, që po braktiset nga populli?!

Pas marrjes së pushtetit prej “rilindjes”, ka bërë 2.1 milionë euro shpenzime, për të lyer, zbukuruar, pikturuar e mobiluar zyrën e kryeministrit edhe me fushë basketbolli.

Por, këto milirda lekë, kanë mbetur thjeshtë “dekor zyrash”, mbasi kryeministri Rama shkon atje, vetëm 1 orë në 10-15 ditë, kur njeh ministrat me vendimet e PPP-ve që ka vendosur të jap e që ata, duhet t’i firmosin verbalisht.

Sipas një monitorimi, rezulton se kryeministri pikturist, 5 vitet e pushtetit, i ka kaluar si turist jashtë e brenda Shqipërisë, me këto lloj veprimtarie:

– 30% të ditëve, i ka harxhuar me udhëtime, për takime, qejfe e ekspozita nëpër botë.

– 5% të ditëve, i ka harxhuar me ulërime, denigrime e gallatë në parlament.

– 40% të ditëve, i ka harxhuar me mbledhje partie e qeverie, nëpër hotele brenda Shqipërisë.

– 6% të ditëve, i ka harxhuar me deklarata, fjalime e debate në ERTV dhe TV të tjerë.

– 4% të ditëve, i ka harxhuar me konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

– 15% të ditëve, i ka harxhuar nëpër mbledhje partiake me gra, studentë, mjekë, policë, familje nëpër fshatra, ndarje tapish e inaugurime./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti