Aktualitet 4 Maj 2019, 13:39

Shefi KLP refuzon kërkesën e ONM, që kandidatja Arta Marku, të verfikohet edhe për 16 muajt si Prokurore e Përkohëshme

Shkruar nga Pamfleti
Shefi KLP refuzon kërkesën e ONM, që kandidatja Arta Marku,

Shefi KLP, refuzon kërkesën e ONM, që kandidatja Arta Marku, të verfikohet edhe për 16 muajt si Prokurore e Përkohëshme

Nis groposja e drejtësisë së re, ende pa nisur veprimtarinë për ndëshkimin e krimit të pandëshkuar, mafia politike që i krijoi institucionet KPK, KPA, KLP e KLGJ, me militantë partiakë e familjarë të kupolës së saj, po i detyron të veprojnë si KLD e Topit, Nishanit e Ilir Metës dhe si gjykakat e Zaganjorit e Bashkim Dedjes, për të bërë emërime, vlerësime e seleksionime klienteliste, me qëllim peng-marrjen e drejtësisë

Po e certifikojnë dhe promovojnë si drejtësi të re, por në fakt, institucionet, po krijohen me zyrtarë të vjetër, të lidhur me korrupsionin, me familjarë të kupolës politike-shtetërore e bosë të biznesit kriminal, me ish-zyrtarë gjyqesh politike e spiunë të diktakturës, deri edhe debitorë energjie elektrike në vilat e tyre, e jo vetëm kaq, por po vazhdojnë modelin e drejtësisë së vjetër.

Denoncimi, i ardhur në redaksinë “PAMFLETI”, nga burime brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), na bënë me dije, se kreu i këtij institucioni, po shkel detyrimet kushtetuese e ligjore, në procesin e vlerësim-përzgjedhjes së kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, me synimin e vetëm, që sipas urdhërit të Edi Ramës, të zgjidhet Arta Marku, të cilën e ka nxjerrë nga procesi i vlerësimit, me justfikimin se ka kaluar në “Veting”.

Por pas përcaktimit të 4 kandidaturave të vlefshme për Prokuror të Përgjithshëm, KLP ka marrë një rekomandim (detyrim kushtetues) nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), që edhe kandidatja Arta Marku, të kalojë në ri-vlerësim, për periudhën e punës 16 mujore në detyrën si Prokurore e Përkohëshme, kur vazhdon të jetë ende.

Sipas një anëtari të KLP, ky rekomandim i ONM (SHBA), megjithëse është kushtetues dhe i detyrueshëm ligjërisht e proceduralisht, nuk është pranuar nga kunati Mimi Kodhelit, kryetar i KPL, Gent Ibrahimi, me argumentin se Arta Marku e ka kaluar “Veting”-un, por ligjërisht, duhet të kalojë në vlerësim për këtë detyrë të re, të lartë.

Sipas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), kandidatja Arta Marku, duhet të kalojë patjetër në “sitën” e vlerësimit qoftë edhe për efekt dosjeje pune në postin e Prokurores së Përgjithëshme, mbasi “Veting”-u, i është bërë si gjithë të tjerëve, vetëm për punën si Prokurore në Shkodër.

Në sqarimin e ONM, thuhet se “Veting”-u është proces reformues i sistemit, ndërsa vlerësimi për postin që garon, është procedurë ligjore e veçantë për efekt emërimi ose zgjedhje, për të verfikuar punën e secilit konkurent, në 2 vitet e fundit.

Konkretisht, në rekomandimin e ONM, specifikohet me emër, se për Arta Markun, periudha 16 muaj ushtrim detyre si Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme, nuk konsiderohet “vakuum”, as e përkohëshme, mbasi e ka kalaur afatin e përkohshmërisë ligjore (6 muaj) dhe nuk mund të anashkalohet, por edhe nëse do kishte 6 muaj, ose qoftë edhe 3 muaj në atë detyrë, duhet të vlerësohet puna që ka bërë.

Refuzimi i shefit të KLP, duket haptazi, që ka lidhje me skemën e Edi Ramës dhe strukturave  të krimit që e rrethojnë atë brenda e jashtë qeverisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të emëruar Arta Markun, garanten e vazhdimit të pa ndëshkueshmërisë.

Në vijim, do publikojmë një bilanc konkret “punësh jo të këndëshme” të Arta Markut, bërë në 16 muajt si Prokurore e Paligjshme e Përkohëshme, në shërbim të interesave, që kanë lidhje me padrejtësinë në favor të shefave të politikës e krimit “VIP”./Pamfleti

 

Kryesore që kandidatja Arta Marku refuzon kërkesën e ONM Shefi KLP të verfikohet edhe për 16 muajt si Prokurore e Përkohëshme