Anti-Mafia22 Maj 2019, 18:26

Shefja e “çekiçit” te Krimet e Rënda, Saida Dollani, me trafikant droge e femrash në shtëpi dhe drejtor në Bashkinë-B

Shkruar nga Pamfleti

Shefja e “çekiçit” te Krimet e Rënda, Saida Dollani, me trafikant droge e femrash në shtëpi dhe drejtor në Bashkinë-Berat

Për t’ia kujtuar, por edhe për t’ia faktuar si detyrim ligjor, KPK e OMN, mund ta verifikojnë, qoftë edhe nëpërmjet një kërkese tek kryetari Bashkisë Berat (LSI), apo nëpërmjet Fadil Nasufit e ministres Ermonela Felaj, të dy deputetë të zonës Berat-Kuçovë, që e kanë patur agjitator në fushatë Ermal Dollanin, sepse ndoshta, kanë “harruar ta shënojnë” edhe shefat e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), në Raportin Sekret Nr. 11887, datë 31.10.2017, me objekt: “Mbi kontrollin e figures, të subjektit të rivlerësimit (Veting) Saida Lumner Dollani”

Nuk e dimë, nëse Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Saida Lumner Dollani (Prifti), i ka vetë-deklaruar apo jo në formularin e “Veting”-ut, të gjitha të dhënat personale, familjare e deri tek lidhjet me personat, që përcakton e detyron ligji, si tregues të pastërtisë dhe dekriminalizimit, të zyrtarëve të drejtësisë.

Por një informacion i detajuar, ardhur në redaksinë “PAMFLETI”, bën prezent faktin, se shefja që prej 24 vitesh, gjykon krime penale e pronësore dhe prej 15 vitesh, gjykon krime të rënda, tashmë drejtuese e e saj në Apel, nuk po deklaron, një “histori të vjetër”, të një familjari të saj, trafikant droge e femrash në Zvicër, në vitet 1993-1998, prangosur nga policia, arratisur e gjykuar në mungesë.

Bëhet fjalë, për Ermal Dollanin (Tomorri), kushëri i parë i krye-gjyqtares Saida Dollani, një prej 57 figurave “VIP”, të skeduara nga drejtësia e Zvicrës, me Statusin trafikant droge e femrash, me “post” drejtues grupi, prangosur e arratisur dhe gjykuar në mungesë.

Sipas të dhënave nga ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë, të institucioneve të drejtësisë, të pushtetit, politikës, policisë e avokatisë në Berat, Tiranë e Vlorë, thuhet se, për paprekshmërinë, lirinë dhe qetësinë e tij në Shqipëri, ka kontribuar kushërira Saida Dollani, të cilës i dëgjohej e i dëgjohet fjala, për shkak të ndereve të shumta, që kishte bërë e po bën.

Madje kryegjyqtares Dollani, iu desh të ndërhynte edhe për herë të dytë, për ta shpëtuar nga prangat dhe e shpëtoi, kur Ermal Dollani (Tomorri), për disa “llogari të vjetra”, u përfshi në disa konflikte të armatosura në mes të Beratit, me rivalët e kështjellës hermetike-enigmatike “Toto” në hyrje të Beratit, të cilët krejt “rastësisht” janë miq me grupin e Fatmir Mediut, tashmë të pajtuar e “shkëmbejnë kafe punësh”.

Sipas informacionit që disponojmë, ish-trafikanti Ermal Dollani, familjar i kryegjyqtares Saida Dollani, lekët e biznesit të drogës e femrave i dërgonte prej Zvicrës, tek “Zyra e Mëhillit”, që në vitet 1992-2000, ndodhej prapa godinës qendrore të PS në Tiranë, me të cilat, ka ndihmuar edhe kryegjyqtaren, me “ca lekë” për shtëpi, mobilim e kualifikime jashtë Shqipërisë.

Ndoshta, nga “ngarkesa” e punëve, Saida Dollani mund ta ketë “harruar” këtë rast, që ka lidhje me detyrimin për ta vetë-deklaruar, por sipas të dhënave që na kanë ardhur, i kujtojmë se kushëriri trafikant, gjendet në qendër të Beratit, brenda zyrave të Bashkisë Berat (LSI), me dytyrë: Drejtor i Bujqësisë, Adiministrimit të Pyjeve, Ujërave dhe Shërbimit Veterinar”.

Thuhet, se ka 2-3 diploma ekonomiku, menazhimi e juridiku, madje është pajisur edhe me Statusin “Nëpunës Civil, për Nivelin e Lartë Drejtues (TND), marrë në kunkursin e organizuar, nga Drejtoria e Administratës Publike (DAP), ndërsa në pushtetin 2013-2017, ka qenë me detyrë “Drejtor i Burimeve Njerëzore në Spitalin Rajonal të Beratit, që është një tjetër “histori avazesh”, që kanë shkaktuar e po mbahen peng në prokurori.

NË VIJIM, do publikojmë fakte, nga “varfëria ekstreme” që ka pllakosur kryegjyqtaren Saida Dollani në Shqipëri, dhe detaje pasurore, nga shkollime, qejfe e jetë luksi, që bëjnë familjarët e saj Francë./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia me trafikant droge e femrash në shtëpi dhe drejtor në Bashkinë-Berat Saida Dollani Shefja e “çekiçit” te Krimet e Rënda