Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Adry Glover do të zhvillojë sot një sërë takimesh me krerët e partive politike. Dy nga takimet kryesorë në axhendë janë takimi me dy liderat opozitarë.
Glover rikthehet në Shqipëri pas raportit me kritika nga OSBE për zgjedhjet e 30 Qershorit. Edhe këtë her[ përfaqësuesja e OSBE vjen për reformën zgjedhore, e cila është kthyer një nga ngërçet që po përballen forcat politike në vend.
Mësohet se ajo do të takohet me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha këtë të martë në orën 12:00 në selinë blu. Ndërkohë që në axhendën e Adry Glover parashikohet dhe një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi është programuar të zhvillohet në orën 14:00 në selinë e LSI.
Ditën e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të zhvillojë gjithashtu dhe një takim me Kryeministrin italin, Giuseppe Conte. Ky takim do të zhvillohet në orën 17: 00 rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë.