Aktualitet13 Qershor 2019, 10:10

Shefja e prokurorisë së Elbasanit para Vettingut, ja shifra e pasurisë së Millonait

Shkruar nga Pamfleti

Drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit, Enkelejda Millonai, njëherësh kandidate për në SPAK doli sot në seancë dëgjimore publike para KPK, në kuadër të procesit të vettingut.

Millonai është njëkohësisht kandidat për njësinë e re antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Pasuria

– Apartament 94 m2 në Tiranë me vlerë 45 mijë euro. Burimi, te ardhura nga paga, të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, shitja e një makine.

-Nga llogaria e subjektit në 2015 ka kaluar shuma prej 1.3 mln lekë në llogarinë e shoqërisë ndërtuese.

-Subjekti ka shpjeguar se ka pasur mundësi vetëm për pagesën 10 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta shlyejë përmes një kredie pas regjistrimit të pallatit. Komisioni nuk konstaton parregullsi.

-Automjet “Opel” blerë 2500 euro në 2015. Burimi, të ardhura nga paga.

– depozitë kursimi formuar në 2011. Në 21.01.2017 vlera 100 mijë lekë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet