Shehi tregohet i sinqertë: Ishim në presion

Orges Shehi në sprovën e parë të karrierës luan për trofe, dueli me Lacin do të thotë shumë për Skënderbeun e pezulluar nga UEFA

Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi ka diagnostikuar lojën e skuadrës së tij gjatë pjesës së parë, gjatë të cilës, korçarët ishin inferiorë përballë Tiranës, jo vetëm në rezultat, me bardheblutë që kryesonin me rezultatin 1-0, por edhe në lojë. Sipas teknikut Shehi, ekipi vuajti presionin psikologjik gjatë pjesës së parë, duke rrezikuar të humbasë ndeshjen, ndërsa gjithçka ka ndryshuar në fraksionin e dytë të lojës, duke ia dalë të barazojnë rezultatin në shifrat 1-1.

“Ekipi ishte shumë nën presion gjatë pjesës së parë. Nuk e kuptoj pse duhet të ishim aq të ndikuar kur kishim punuar gjithë javës. Gabuam për shkak të presionit. Rrezikonim ta humbim ndeshjen me atë presion. Mendoj se përveç pjesës së parë, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi në favorin tonë. Ne do të shohim ndeshjen tonë, derbin do ta shijojmë. Nuk dua të flas për arbitrimin”, deklaroi pas ndeshjes së përfunduar në barazim 1-1 përballë Tiranës, trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi.

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti