Aktualitet18 Qershor 2018, 11:14

Shembja e Teatrit Kombëtar, Veliaj vë përballë arkitetët me aktorët për t’i treguar gjendjen reale në të cilën n

Shkruar nga Pamfleti
Shembja e Teatrit Kombëtar, Veliaj vë përballë

Shembja e Teatrit Kombëtar, Veliaj vë përballë arkitetët me aktorët për t'i treguar gjendjen reale në të cilën ndodhet godina

Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar është kthyer në një temë të nxehtë kohët e fundit. Pas dëgjesës që kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi disa ditë më parë me artistët, ku përpara se të hynte në godinë u përball me disa protestues të PD-së ku e goditën me vezë, ditën e sotme ai ka mbledhur arkitektë dhe urbanistë. Gjatë fjalës së tij Veliaj tha se aktorët të kenë edhe takime me inxhinierët.

Fjalën më pas e mori edhe Agron Hysenlliu nga Instituti i Ndërtimit i cili tha se kjo ndërtessë është e papranueshme.

Fjala e Agron Hysenlliut:

I kemi thënë drejtorit ë teatrit, që të pezullojë aktivitetin. Duhet bërë ndërhyrje në 90% të objektit. Nuk mund ta ndërhymë dot që ta mbajmë në gjendje për ta mbajtur. Nga analiza që kemi bërë kemi dalë në përfundim se objekti është i papranueshëm.

Janë bllokuar dyert nga sistemi i ngrohjes, mund të vdesin njerëzit, kur mund të ketë një emergjencë. Në këtë ambient nuk ka fare  asnjë sistem për të shajtuar zjarrin, nuk ka ujë dhe as ambient për të mbajtur depozitat.

Ne mendojmë që teatri është i papranueshëm, është jashtë çdo kushti teknik. Nuk ka ajrim të mjaftueshëm. Ky institucion është i pabanueshme, pjesa e prishjes apo e jo prishjes nuk na takon ne, por themi se aty nuk duhet të mos kryhet aktivitet, pasi nga dita në ditë mund të ndodh ndonjë gjë e papëlqyeshme. Objekti duhet të rrafshohet dhe të konceptohet siç duhet.

Veliaj shtoi se  inxhinierët duhet të kenë takime me aktorët.

“I besojmë verbërisht aktorëve, për artin dhe kulturën, ama duhet ta reciprokojmë besimin me ata që njohin kodet e ndërtimit dhe infrastrukturës së sigurt, jam i lumtur të mirëpres një ballafaqim, pasi secili duhet të dëgjojë në vetë të parë ekspertët, do tu lë një bashkëbisedim”, tha Veliaj.

 

Aktualitet aktorët arkitektët Teatri Kombëtar