Aktualitet15 Dhjetor 2018, 12:49

Shënim/ Politika shqiptare, “det me notarë” krimi e korrupsioni, Venecia i “mbyt” të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Shënim/ Politika shqiptare, “det me notarë” krimi e korrupsioni, Venecia i “mbyt” të gjithë

Nëse ligji hartohet e miratohet, sipas rekomandimeve dhe përvojave të SHBA BE, apo vendeve të Rajonit, që janë bërë pjesë e Europës, pas luftës kundër krimit e pastrimit të politikës, në Shqipëri duhet të “kositen” 80% e kupolave partiake, 90% e parlamentit, 90% e drejtuesve të institucioneve të larta kushtetuese, 50% e diplomacisë dhe afro 70% e kupolave të bashkive e administratës publike

Komisioni i Venecias, ka dhënë përgjigje përfundimtare, për draft-ligjin e propozuar nga PD-LSI, lidhur me emergjencën e bërjes së “Veting”-ut në politikë, nisur prej faktit, se që nga kryesitë e partive, Presidenca, Parlamenti, Kryesia e Kuvendit,  Kryeministria e deri tek sektorët më provincial të pushtetit, drejtojnë e punojnë, shumë eksponentë të botës  së krimit dhe korrupsionit.

Sipas vendimit të Venecias,  “Veting”-u në politikë është i domosdoshëm e duhet bërë urgjent, paralelisht me reformën në dretjësi, mbasi stonon gjithë procesi, nëse pastrohet drejtësia dhe lihet “qelbur” parlamenti e presidenca, që propozojnë, votojnë e dekretojnë strukturat e drejtësisë së re.

Të mirë e kanë platformën SHBA, BE e Venecia, që kërkojnë nga shteti shqiptar, reformë në drejtësi e pastrim të politikës, por duhet të di, se Shqipëria është akoma, me President Republike, tutor e shkatërrues drejtësie, miliarder dhe pasanik vilash e biznesesh, “VIP” pazaresh, porositës vrasjesh e aferash krimi dhe hajdutërish prej 26 vitesh.

Shqipëria është akoma, me ish-kryebashkiakë, ish-drejtues gjykate e prokurorie, ish-ministra e ish-kreministra, jo vetëm të pa ndëshkuar, por të dekoruar si “Heronj”, ricikluar e mbajtur në krye të politikës dhe posteve të larta qeveritare.

Shqipëria është akoma, me kryetarë e ish-kryetarë partie, të zhytur në korrupsion e krime ç’njezëzore, deri me vrasje masive, në biznese e trafiqe ushtarake ndërkombëtare me shtete diktatura, të cilët në vend të gjykohen dhe të vuajnë dënime, vazhdojnë mbajnë fjalime e bëjnë ligje, kundër krimit dhe korrupsionit, të cilat nuk i zbatojnë.

Shqipëria është akoma, me kryeministër, që me një urdhër gojor nga xhami i makinës, jep 500 milionë euro koncesione për shokët e shoqet e gruas, apo vëllait dhe ndërton saraje 2 milionë euro për vete, por asnjë institucion ligj-zbatues, nuk i thotë asnjë fjalë, përkundrazi i përulen si vemje.

Shqipëria është akoma, me shef SHISH-i, me krye-prokuror e kryetarë gjykatash, me rektorë universitetesh e shefa shtabi ushtrie, militantë partie, ish-spiun sigurimi e me dosje penale, të cilët njohin si ligj e detyrë, vetëm urdhërat dhe nënshtrimin partiak..

Shqipëria është akoma, me ministra halabakë e horra, që së bashku me oligarkë e eksponentë të mafies ndërkombëtare, falsifikojnë tendera e vjedhin miliona euro taksa publike, dhe dalin e bëjnë llogje, në vend që të kapen për veshi e të futen në burg.

Shqipëria është akoma, me politikanë që vjedhin pasuri e doktoratura, me deputetë pa shkollë e kriminelë, por që sëbashku me të shkolluarit e djallëzuar të pushtetit e politikës, votojnë ligje, vetëm për fuqizimin e bizneseve dhe mos-ndëshkimin e krimeve të tyre./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore “det me notarë” krimi e korrupsioni Shënim/ Politika shqiptare Venecia i “mbyt” të gjithë