Aktualitet18 Gusht 2019, 17:02

Shenjat që tregojnë se jeni duke ngrënë shumë sheqer

Shkruar nga Pamfleti
Shenjat që tregojnë se jeni duke ngrënë shumë sheqer

Shenjat që tregojnë se jeni duke ngrënë shumë sheqer

Pa marrë parasysh se sa mund të kujdeseni për konsumin e sheqerit, ky produkt në një formë apo tjetër i shtohet pothuajse çdo ushqimi të paketuar që ju blini.

Ju me siguri po merrni shumë sheqer më shumë se sa e mendoni dhe ju nuk e dini atë. Tani, shtrohet pyetja: Deri në çfarë mase mund të konsumoni sheqer?

Sheqeri i rafinuar është rruga e fatkeqësisë njerëzore, duke i shkaktuar të gjitha llojet e sëmundjeve, raporton “Natural Soulution Magazine”.

Një ushqim i paketuar mund të mos e thotë që përmban sheqer kur e lexoni në listën e përbërësve, por besoni a po ju në një formë apo tjetër ai produkt do të ketë sheqer si:

Shurup/ ëmbëlsues, dekstrin, fruktozë, glukozë, shurup malti, sorbitol, maltodextrin etj.

Nëse e ndjeni vazhdimisht nevojën për sheqer, mund të jetë shenjë që jeni duke konsumuar shumë sheqer, sepse ky produkt mund të krijojë varësi. Varësia e sheqer dhe kokainës është e njëjtë sikur ajo e kokainës.

Ndjeheni të lodhur dhe me pak energji, po ashtu kjo konsiderohet një tjetër shenjë që jeni duke konsumuar shumë sheqer.

Keni shtuar peshë, shuma e pa kontrolluar e konsumimit të sheqerit e dimë që do ju bëjë të shtoni peshë. Sigurisht, që janë edhe faktor të tjerë që ndikojnë për këtë si mos aktiviteti apo edhe metabolizmi, mirëpo sheqeri është një ndër faktorët kryesor.

Ftohje të shpeshtë dhe gripi, sheqeri i tepërt ulë sistemin imunitar. Kjo sepse glukoza ulë aktivitetin e qelizave të bardha, të cilat janë përgjegjëse për vrasjen e viruseve.

Probleme me lëkurë, konsumimi i sheqerit bënë që lëkura juaj të thahet dhe të prodhoj akne.

Dhe e fundit por më e keqja që mundet të ndodh është sëmundja e kancerit. Qelizat e kancerit jetojnë në sheqer, dhe kjo është një arsye se pse duhet të hiqni dorë nga sheqeri.

Shendeti Shenjat që tregojnë se jeni duke ngrënë shumë sheqer