Shenjë horoskopi më xheloze dhe nevrike se kjo nuk ka!

Të gjitha shenjat e zodiakut në mënyrën e tyre janë xheloze, natyrisht, disa më shumë se të tjerat, por është njëra në veçanti, që është më xhelozja nga të gjitha:

LUANI!

Kjo shenjë, megjithëse nuk duket xheloze, nuk pranon mashtrimin, i pëlqen të ketë gjithçka nën kontroll pa u bërë e fiksuar dhe nuk toleron të tallet. Nëse zbulon se po tradhëtohet, qoftë kjo në miqësi apo dashuri, largohet menjëherë, pasi mendon se i ka lënduar egon, duke qenë se xhelozia është më shumë krenari dhe vanitet. Edhe pse ndonjëherë mund të falin, ata nuk kthehen me ata që i lëndojnë dhe në rastet kur ndihen jashtëzakonisht të lënduar, mund të bëhen shumë agresivë.

Shenja  e Luanit zakonisht ka më shumë njohuri se shenjat e tjera dhe mendon se askush nuk është në gjendje të luajë me të, për shkak të kësaj, kur të ndodhë ajo ndihet tmerrësisht keq dhe mund të bëjë skena të pabesueshme.

Kur e njihni një të shenjës së Luanit, e kuptoni se mund të bëhet shumë xheloze dhe posesive, sidomos me personin që do. Aspe ajo pret besimin, besnikërinë dhe dashurinë, dhe i do o të gjitha, o asgjë.