Kulture26 Gusht 2019, 11:48

Shënohet sot 109-vjetori i personalitetit të madh Nënë Terezës, jeta dhe sakrificat

Shkruar nga Pamfleti
Shënohet sot 109-vjetori i personalitetit të madh Nënë

Shënohet sot 109-vjetori i personalitetit të madh Nënë Terezës, jeta dhe sakrificat

Sot shënohet 109 vjetori i lindjes së Nënë Terezës.  Të shumta kanë qenë reagimet e figurave të politikës që kanë falenderuar një ndër figuart më të shquara, ta pastra dhe dinjitoze të shiptarëve. Ajo është një nga figurat me origjinë shqiptare në të gjithë botën për veprën e saj humaniste. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 Gusht 1910. Në vitin 1979 ajo u shpërblye me çmimin Nobel për Paqen ndërsa në 19 Tetor 2003 ajo u shenjtërua nga Vatikani. Aktualitet

Nënë Tereza e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Kalkuta të Indisë duke ju dedikuar tërësisht çështjes së bamirësisë dhe duke u kujdesur për njerëzit e varfër e të sëmurë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.

Shqiptarja trupvogël ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, do të shprehej Nënë Tereza. Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 Shtator 1997 në Kalkuta të Indisë.

Kulture jeta dhe sakrificat Shënohet sot 109-vjetori i personalitetit të madh Nënë Terezës