Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një tjetër lajm të mirë pasditen e sotme. Bëhet fjalë për pacientin më të fundit që ka lënë Spitalin Infektiv.
Një tjetër pacient ka lënë sot spitalin e Infektivit pasi është shëruar plotësisht nga Koronavirusi. Nëpërmjet një video mesazhi ai ka falenderuar të gjithë mjekët dhe personelin për shërbimin që kanë bërë ndaj tij.
“Lajmin e ka bërë të ditur ministria Manastirliu: Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv. Mirënjohëse deri në përulësinë për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve. #KrenarePërMjekët“, shkruan Manastirliu në Facebook.