Bota15 Shtator 2019, 17:43

Sherr i dhunshëm në Itali, shqiptarët përleshen me italianët, 5 të arrestuar, 7 në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Sherr i dhunshëm në Itali, shqiptarët përleshen me

Sherr i dhunshëm në Itali, shqiptarët përleshen me italianët, 5 të arrestuar, 7 në kërkim

Karabinierët e Kompanisë dhe të Stacionit të Frascati me ndihmën e atyre të Njësisë Hetuese të Grupit Frascati ndërhynë për të shuar një përleshje të dhunshme në Piazza Monte Grappa në Frascati.

Përleshja ka ndodhur mbrëmë në mesnatë. Alarmi u dha nga dy karabinierë, të cilët në momentin që kanë parë përleshjen ishin jashtë orarit të punës. Forca të shumta policie arritën në vendngjarje, duke arrestuar 5 vetë dhe 7 u arratisën, shkruajnë mediat italiane.

Në pranga përfunduan një shtetas italian, nga Roma 23 vjeç i papunë dhe me precedentë të shumtë, dhe 4 shtetas shqiptarë nga 19, 22, 25 dhe 26 vjeç. Asnjë prej shqiptarëve nuk rezultonte problematik me ligjin deri para ngjarjes, ndërsa punonin në zonën përreth.

Karabinierët gjatë kontrollit të ushtruar, i gjetën 23 vjeçarit italian drogë dhe para të gatshme, ndërsa shqiptarit 26-vjeçar i gjetën një thikë. Kështu, ata do të procedohen edhe për drogë e armëmbajtje pa leje.

Të arrestuarit dhe ata që u arratisën janë përleshur ashpër me njëri-tjetrin, duke përdorur grushte, por duke i thyer njëri –tjetrit edhe shishe birre në kokë. Dy të arrestuar janë trajtuar në urgjencë, pasi kishin marrë plagë e infeksione në trup. Vetëm shqiptari 26 vjeç u mbajt në burg, ndërsa të tjerët u dërguan në arrest shtëpiak. Policia italiane po punon ër identifikimin dhe shoqërimin e të arratisurve.

Bota 5 të arrestuar 7 në kërkim Sherr i dhunshëm në Itali shqiptarët përleshen me italianët