Aktualitet19 Korrik 2019, 10:43

Sherr me armë në Laprakë, arrestohet 27-vjeçari i dënuar edhe më parë

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me armë në Laprakë, arrestohet 27-vjeçari i

Horror në Lushnje, i biri godet me sëpatë të atin, 67 vjeçari me urgjencë në spital (emrat)

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, ku një person pas një konfliti të çastit ka hapur zjarr.

Policia ka arritur identifikimin e autorëve dhe ka arrestuar sot shtetasin A. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi

Policia njoftoi se “rreth orës 23:10, në rrugën ‘Lord Bajron’ ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M.J. dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A.S., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’, shtuan të njëjtat burime.

 “Ky i fundit u shpall në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij. Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A.S.. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia

Aktualitet Laprake sherrr me arme shpallet ne kerkim